By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kinezët po hapin një urë që do të thyejë të gjitha rekordet botërore: Ka kaluar testet më të vështira
September 15, 2025
Ukraina mbetet pa komunikime kyçe në fushën e betejës
September 15, 2025
Dy raste të tentim-vrasjes raportohen nga Policia e Kosovës
September 15, 2025
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë
September 15, 2025
Horoskopi zbulon: Kush është shpirti juaj binjak dhe kush do t’ju thyejë zemrën pa e falur?
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Millanoviq nuk e takon Pelosin në Zagreb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Millanoviq nuk e takon Pelosin në Zagreb
Rajon / Botë

Millanoviq nuk e takon Pelosin në Zagreb

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 6:48 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë.

Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.

“Nëse do të vinte Sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviq.

Ai po ashtu ka thënë se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje, dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në ShBA, dhe se Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë.

“Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë ajo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka nëse Kroacia sulmon Serbinë? Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe shkojmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se ekziston një obligim në marrëveshjen e vitit 1949 të NATO-s sa i përket ndihmës.

“Atëbotë, ka qenë (diktatori sovjetik, Joseph) Stalin, dhe në anën tjetër ka qenë demokracia perëndimore. Viti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka pasur bombë bërthamore. Tani kanë kaluar 73 vjet. Çdo rregull e ka jetën e vet dhe unë e shoh atë rregull me shumë seriozitet, mirëpo po ashtu ne nuk duhet të përfshihemi në probleme më të mëdha sesa që duhet”, ka thënë Millanoviq.

Samiti Platforma Ndërkombëtare e Krimesë, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet më 25 tetor në Zagreb.

Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.

Ky samit është organizuar për të diskutuar rreth çështjeve të Krimesë, gadishullit ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014.

You Might Also Like

Ukraina mbetet pa komunikime kyçe në fushën e betejës

Axhenda ndërkombëtare

I dyshuari kryesore në rastin Madeleine McCann refuzon të flasë me policinë

BBC zbulon shefin e një rrjeti prostitucioni në lagjet joshëse të Dubait

Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një grua ka vdekur në kapsulën eutanazisë në Zvicër: Arrestohen disa persona

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Kurti mirëpret të rinjtë e SPD-së së Hessen: thellojmë lidhjet me Gjermaninë
Britania po e vendos industrinë në “modalitet lufte” dhe planifikon një rritje rekord në shpenzimet e mbrojtjes
Finlanda ndaloi ofrimin e azilit për rusët që ikën nga mobilizimi
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?