By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drita mposht Ballkanin, fiton Malisheva, s`ka gola në Drenas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Drita mposht Ballkanin, fiton Malisheva, s`ka gola në Drenas
Sport

Drita mposht Ballkanin, fiton Malisheva, s`ka gola në Drenas

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 5:10 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Drita ka fituar kryederbin e xhiros ndaj Ballkanit, derisa pikët e plota i ka arkëtuar edhe Malisheva në udhëtim te Prishtina kurse Feronikeli ’74 ka ndarë pikët me Gjilanin.

Ndeshja më interesante padyshim u zhvillua në Gjilan, ku “Intelektualët” triumfuan ndaj liderit me rezultat minimal 1:0.

Derbi mes dy skuadrave që kanë dominuar këto vitet e fundit ishte fantastik nga minuta e parë, me lojë të hapur por vetëm me një gol të shënuar.

Dallimin e bëri Juan Mesa, duke realizuar me kokë pas harkimit fantastik të Besnik Krasniqit.

Ballkani disa herë mund të shënonte përmes Armend Thaqit dhe Almir Kryeziut, por që Maloku bëri pritje të njëpasnjëshme për t’ua mohuar golin.

Kësisoj, gara për titull bëhet edhe më interesante me Ballkanin që mbetet lider me 44 pikë, derisa Drita qëndron në pozitën e tretë me 40 sosh.

Në anën tjetër, Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi nga Malisheva me rezultat 0:2, ku fytyra ‘tragjike’ ishte portieri Kolaj.

Malisheva shënoi të dy golat falë gabimeve amatore të Kolajt, ku si pasojë edhe arkëtuan pikët e plota.

Fillimisht Altin Aliu e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (33’), derisa talenti Drilon Hazrollaj e vulosi fitoren (88’).

Malisheva renditet në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë kurse Prishtina qëndron në vendin e gjashtë me 30 sosh.

Në përballjen tjetër, Feronikeli ’74 ka marrë barazimin e dytë radhazi nën urdhrat e Kuqit, duke u ndalur nga Gjilani.

Edhe pse në shumë aspekte ishin skuadër më e mirë, vendasit nuk ia dolën t’i finalizonin goditjet e shumta. Gjilani gjithashtu mund ta ‘dënonte’ me disa kundërzbritje por që sërish larg konkretizimit.

Feronikeli ’74 qëndron në pozitën e shtatë me 23 pikë, dy më shumë se Gjilani që zë vendin e tetë.

You Might Also Like

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ponosh: “Vuçiq e emëroi Vulin në atë post sepse përmes tij mund të menaxhojë ende shërbimin…”

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
OKB thotë se 114 milionë persona u zhvendosën për shkak të konflikteve
OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta
Kremlini dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrimin ndaj konfliktit në Ukrainë
Reformimi i prokurimit publik do të rezultojë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?