By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vritet një izraelit dhe plagosen disa të tjerë në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vritet një izraelit dhe plagosen disa të tjerë në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Vritet një izraelit dhe plagosen disa të tjerë në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 10:17 AM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Policia e Izraelit njoftoi të mërkurën se tre persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në rrugë pranë një pike kontrolli në Bregun Perëndimor të zaptuar nga Izraeli, duke e vrarë një izraelit dhe duke i plagosur së paku tetë të tjerë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur prej tetorit, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Benny Gatz, anëtar i Kabinetit të Luftës të Izraelit, tha të mërkurën mbrëma se ka përpjekje të reja për ta arritur një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në luftën në Rripin e Gazës.

Por, nëse Hamasi nuk pajtohet për t’i liruar pengjet e mbetura izraelite në Gazë, theksoi ai, Izraeli do ta fillojë ofensivën tokësore në qytetin e mbipopulluar jugor, Rafah, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në mars.

Lufta e Izraelit në Gazë i ka zhvendosur rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre i dëgjuan urdhrat e Izraelit për t’u zhvendosur në jug të territorit dhe rreth 1.5 milionë prej tyre janë vendosur në Rafah, në afri të kufirit me Egjiptin.

Lufta nisi kur militantët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 pengje.

Rreth një e katërta e afro 130 pengjeve, që janë duke u mbajtur ende në Gazë, besohet se kanë vdekur.

Izraeli e ka bërë rrafsh me tokën shumicën e territorit palestinez si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit.

Më shumë se 29.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite prej atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
Osmani takoi Presidentin e Estonisë: Mirënjohëse për mbështetjen ndaj Kosovës
Një burrë sulmoi policinë me sëpatë dhe thikë: Vdiq pasi u mposht, tre të plagosur
Zvicra thotë se dhjetëra spiunë rusë po veprojnë në vend
Padi e ngritur kundër Amazon për shitjen e orizit të kontaminuar me arsenik dhe metale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?