By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qerkini: Speciale e vetmja që mbanë shumicën e seancave të mbyllura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qerkini: Speciale e vetmja që mbanë shumicën e seancave të mbyllura
Lajme

Qerkini: Speciale e vetmja që mbanë shumicën e seancave të mbyllura

Kosova Times
Last updated: 2024/02/22 at 7:30 PM
Kosova Times Published February 22, 2024
Share
SHARE

Avokati i licencuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, Artan Qerkini, i ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së ka thënë se Prokuroria e Speciales në Hagë kurrë s’arriti t’i respektoj afatet e përcaktuara. Madje, ai tha se jo vetëm kaq, me numrin e madh të seancave të mbyllura, është mbytur balanca e parimit të publicitetit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.

 

“Prokuroria e Speciales në Hagë, nuk i ka respektuar afatet e veta, zakonisht janë zgjatë afatet dhe nuk ka mundur t’i kryej punët e veta brenda afateve. Gjykimi në emër të popullit do të thotë që publiku të bindet për provat dhe dënimin”, tha Qerkini.

Tutje, tha ai se Gjykata Speciale është gjykata e vetme në botë që mbanë shumicën e seancave të mbyllura.

“Kjo nuk është në frymën e të drejtës penale, që për ata që akuzohen për krime lufte, publiku duhet të dijë për çdo gjë, sepse transparenca e ndihmon gjykimin e drejtë. Kjo është një balancë tjetër që duhet ta gjeje gjykata, nga parimi i publicitetit që mbrohet e kushtetutë, dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, gjykata nuk e ka gjet balancën e duhur, sepse shikuar nga aspekti statistikor rreth 75% të dëshmive që janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Nëse 50% do të ishin transparente dhe 50% të ishin të mbyllura, që të paktën në aspekt statistikor të ketë një barazi”, tha Qerkini.

Ai tha se ideja e parimit  të publicitetit është që edhe publiku t’i dëgjoj dëshmitë, dhe provat në mënyrë që të ketë mundësi ta krijoj vet bindjen për procesin, kjo siç tha ai, i është mohuar publikut kosovar, me numër të madh të seancave të mbyllura.

“Gjykata duhet të gjejë balancën ndërmjet parimit të publicitetit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve. Gjykata i ka dhënë përparësi shumë të madhe mbrojtjes së dëshmitarëve karshi obligimit kushtetues që procesi gjyqësor të përcillet nga publiku”, tha Qerkini.

Ai tha se ky, proces është zvarritë për së tepërmi, sidomos në fazën përgatitore. Nuk e kemi një pasqyrë shumë të qartë për faktin se seancat janë të mbyllura, nuk mund të themi se kemi informata, kur seancat janë të mbyllura, po të ishin seancat publike, secili qytetar do ta krijonte përshtypjen e vet se a janë provuar akuzat apo jo, me këtë ritëm të seancave të mbyllura është vështirë të vlerësohet procesi në tërësi”, tha Qerkini.

Ai tha se nuk ka arsye që të ketë kaq shumë seanca të mbyllura. “Gjykata Speciale është e vetëdijshme se ky proces ka zvarritje”, tha Qerkini në RTK.

You Might Also Like

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Balla: Kuvendi nesër nis procedurën për imunitetin e Ballukut

Kosova Times February 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza pret gjeneralin Wesley Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani, ShBA-ja hisedare në liri e pavarësi

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Serbia braktisi gjuajtësit rusë dhe vendosi të blinte ato franceze
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Sulm i madh me dron ukrainas në Rusi. U sulmua edhe Moska, ka të vdekur
IKD: Ligji për KPM shkatërron tërësisht pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?