By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
June 13, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 13, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 13, 2025
Të dhëna zyrtare: Tre zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy shkencëtarë bërthamorë u vranë në Iran
June 13, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA vlerëson arritjet e FSK-së në planin e tranzicionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA vlerëson arritjet e FSK-së në planin e tranzicionit
Lajme

ShBA vlerëson arritjet e FSK-së në planin e tranzicionit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/24 at 4:51 PM
Kosova Times Published February 24, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritën delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shkruar ministri Maqedonci rreth këtij takimi.

E me një njoftim ka dalë edhe Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, ku thekson se më 22 e 23 shkurt, Alton Buland, drejtor kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, bashkëkryesoi Konsultimet Dypalëshe të mbrojtjes ShBA-Kosovë (BDC).

“Pjesëmarrësit përfshinin gjeneralmajor Steve Osborn, gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowa-s; Gjeneral Brigade Chris McKinney, zëvendës J5 për Partneritete Globale dhe Bashkëpunim të Sigurisë, Komanda Evropiane e ShBA (USEUCOM); Kolonel Darrick Mosley, zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe atasheu i mbrojtjes i ShBA; dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Agjencia për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i BDC-së ishte të diskutonte prioritetet e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë dhe mbështetjen për zbatimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse profesionale, multi-etnike, ndërvepruese me NATO-n, që i nënshtrohet kontrollit civil për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Mbrojtjes.

Tutje theksohet se pjesëmarrësit e këtij takimi ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Buland përshëndeti Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe falënderoi ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë, duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim. Udhëheqësit riafirmuan rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të vlerave demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet për marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të këtij takimi, Buland dhe McKinney vizituan Shtabin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe kontingjentin e saj amerikan për t’i falënderuar për rolin që luajnë, duke kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Kosova Times February 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet
Von der Leyen: Papa Françesku ndërtoi ura mbi të cilat duhet të ecim
Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në 7 rrugët e Zhegrës
Maqedonci: Në tokë UÇK-ja e në ajër NATO, i dërrmuan trupat serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?