By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të hënën nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të hënën nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Lajme

Të hënën nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/24 at 11:12 PM
Kosova Times Published February 24, 2024
Share
SHARE

Të hënën, pritet të nisin punimet me kapacitete të plota për rregullimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Kontrata për këtë rrugë ishte nënshkruar ditë më parë. Qytetarët i gëzohen këtij lajmi, por ka edhe skeptik se punimet do të zvarriten.

Ndonëse në numër jo të madh punëtorët kanë nisur ta përgatisin terrenin për fillimin e punimeve të kësaj rruge, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 2009. Ky projekt për rreth 15 vjet u përcoll me probleme të mëdha e nuk arriti të përfundojë.

Megjithatë, nënshkrimi i fundit i një kontrate të re jep shpresë tek ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.

“Besojmë që kryhet sepse që 14 vjet duke prit u bë shumë…”, tha Shefqet Zeqiri nga Dumnica e Poshtme e Vushtrrisë.

“Prej orës 4 deri në 6 gjithmonë është kolonë. Nga Maxhunaj deri në Vushtrri kemi bërë 1 orë  çdo ditë”, tha Tahir Musliu nga Maxhunaj.

Por ka prej banorëve që mendojnë se kjo rrugë do të jetë kështu qysh ka qenë për më shumë se një dekadë.

“Kjo rrugë që gati 20 vjet është nisur, jam shumë skeptik”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë, me datë 8 të këtij muaj Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë me operator ekonomik “HYDROSTROY JSC SOFIA dhe ESKAVATORI LLC” nga Bullgaria dhe Kosova, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Pa përfunduar ka mbetur segmenti nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me një gjatësi prej 9.78 km.

E nga kompania që do t’i kryejë këto punime thonë se intensivisht do të fillojnë të hënën.

“Ne si kompani veç se jemi shumë afër fillimeve të punës me kapacitet të plotë, duke filluar nga data 26.02.2024 me afat më të shkurt nga mobilizimi prej 28 ditësh dhe normalisht duke e rritur edhe numrin e punëtorëve dhe mjeteve të rënda në vendpunishte”, Sadat Rysha në një përgjigje për RTK-në.

Në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se sipas marrëveshjes i është dhënë afat kompanisë që brenda 12 muajve t’i përfundojë punimet.

Ky projekt financohet nga huamarrja nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

You Might Also Like

Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës

Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Kurti: 2024-ta vit i pasaportës sonë, 2025-ta vit i njohjeve

Permes çorapeve tenton te kaloje me 10 mije euro, skaneri i aeroportit e tradheton

Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi

Kosova Times February 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeRajon / Botë

Vuçiq për Banjskën: Integriteti i vetëm territorial që është shkelur është i Serbisë

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Qytetari gjen kuletën me mbi 1 mijë euro, e dorëzon në polici
Rizvanolli: Jemi koordinuar me Shqipërinë për të siguruar energji shtesë
Gjermania përgatit forcat speciale për të liruar pengjet në Gaza
Serbia dhe Rusia zgjasin kontratën per gaz vetëm për katër muaj. Arsye politike apo ekonomike?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?