By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të Huthit në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të Huthit në Jemen
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme të reja ndaj caqeve të Huthit në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 10:56 AM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara (ShBA) dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen të shtunën vonë, si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.

Kjo është hera e katërt që ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme të përbashkëta kundër caqeve të Huthit prej 12 janarit.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pothuajse cdo ditë kundër kësaj milicie, e cila kontrollon pjesët më të banuara të Jemenit dhe ka thënë se po kryen sulme ndaj anijeve tregtare në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të ngurrojnë të ndërmarrin veprime, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur njerëzit dhe transportin e lirë të mallrave në njërën prej rrugëve më të rëndësishme ujore në botë”.

“Ne do të vazhdojmë t’ua bëjmë të qartë huthëve se ata do të përballen me pasoja, nëse nuk i ndalin sulmet e jashtëligjshme”, shtoi ai.

Këto sulme mbështeten nga një koalicion më i gjerë, i cili përfshin Australinë, Bahreinin, Kanadanë, Danimarkën, Holandën dhe Zelandën e Re.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë të tjerë të lartë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë sulmet e huthëve ndaj anijeve tregtare.

Megjithatë, këto kundërsulme nuk duket se e kanë zmbrapsur këtë grup rebel në fushatën e tij kundër tregtisë në rajon.

Rebelët e Huthit i kanë kryer së paku 57 sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit prej 19 nëntorit, ndërsa e ka shtuar ritmin në ditët e fundit.

“Natyrisht, në 48 orët e fundit e kemi parë një rritje të sulmeve nga huthët”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh të enjten. Dhe ajo e pranoi se huthët nuk janë zmbrapsur.

You Might Also Like

Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani për HRT: Serbia të detyrohet të mos e përsërisë agresion

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
Wagner trajnon forcat bjelloruse
Kërkesë për paraburgimin e zyrtarit të ATK që u ndalua duke kontrabanduar barna
Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar
Pacolli: Ne nuk jemi ata që bllokojmë Kuvendin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?