By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përmbyllet edicioni i dytë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përmbyllet edicioni i dytë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet
Lajme

Përmbyllet edicioni i dytë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 7:40 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Nëntëmbëdhjetë të rinj dhe të reja nga rajoni i Pejës kanë përfunduar me sukses edicionin e dytë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, një program transformues mësimor 12-javor. Të njëjtit tashmë janë pjesë e një rrjeti të aktivistëve të rinj, i pari i këtij formati në Kosovë.

Akademia synon të kultivojë një grup aktivistësh me bazë në komunitet, të pajisur me mjetet e nevojshme për të iniciuar ndryshime pozitive brenda komuniteteve të tyre. Gjatë 24 moduleve gjithëpërfshirëse, këta të rinj dhe të reja u fuqizuan me njohuri dhe aftësi për të organizuar në mënyrë efektive komunitetet e tyre. Ata gjithashtu mësuan se si të krijojnë rrjete të vlefshme me organizatat e shoqërisë civile, zyrtarët publik, mediat dhe sektorin privat, duke u mundësuar atyre të eksplorojnë zgjidhje inovative për sfidat lokale. Përveç kësaj, pjesëmarrësit e Akademisë do të marrin përkrahje financiare në vlerë deri në 3 mijë dollarë, për çështjet të cilat i kanë identifikuar, e më pas me ndihmën e mentorëve i kanë zbërthyer në iniciativa konkrete për intervenime në komunitetet e tyre.

Edicioni i tretë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet do të mbahet me të rinj dhe të reja nga rajoni i Mitrovicës, për çka thirrja është e hapur deri më 3 mars.

Ndryshe, programi i Akademisë, i cili ofrohet falas, është hartuar në bashkëpunim me Street Law, organizatë prestigjioze në fushën e edukimit jo-formal me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akademia zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet nga KCSF në partneritet me misionin e USAID në Kosovë. Qëllimi kryesor i Programit për Angazhim Qytetar është të ushqejë kulturën e aktivizmit që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe më kuptimplotë. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, programi do të realizojë një numër të veprimeve të bazuara në tre shtylla thelbësore: angazhimin e komunitetit, rritjen e besimit ndër-shoqëror si dhe zgjerimin e mobilizimin e burimeve të reja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Termet ne ushtrine ruse: Shkarkime masive të gjeneralëve pas vizitës së Putinit në front midis tyre “kasapi nga Mariupoli” !

Kosova Times Kosova Times April 28, 2023
Përgatitjet për samitin e BRICS në Kazan u kushtuan taksapaguesve rusë 25 miliardë rubla
Ballkani me fitore të rëndësishme
Dita e Tokës: Ulja e prodhimit të plastikës me të paktën 60 për qind deri në vitin 2040, foshnjat janë më të cenuarit
NYT: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?