By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Jugut u jep ultimatum mjekëve protestues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Jugut u jep ultimatum mjekëve protestues
Rajon / Botë

Koreja e Jugut u jep ultimatum mjekëve protestues

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 10:23 AM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata do të kursehen nga veprimet ndëshkuese nëse kthehen në spitale, përderisa protesta lidhur me reformat shëndetësore ka hyrë në javën e dytë.

Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.

Ndërprerja masive e punës ka rezultuar në anulimin dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët me kancer dhe për lindjet me operacion, me Qeverinë që ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë për shëndetin publik.

Mjekët konsiderohen punëtorë esencialë në Korenë e Jugut dhe me ligj janë të kufizuar që të hyjnë në grevë.

Qeveria jugkoreane vazhdimisht ka përsëritur pretendimet se dorëheqjet masive janë të paligjshme dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqje ose do të pezullojë licencat e tyre mjekësore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.

Të hënën, Qeveria bëri “një apel final” për mjekët që të kthehen në punë gjatë kësaj jave, tha ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës.

“Nëse ju ktheheni në spitale deri më 29 shkurt, nuk do të mbaheni përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Lee tha se veprimi i zgjatur kolektiv paraqet “kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientëve”.

“Spitali ishte vendi ku ëndrra e juaj për të trajtuar pacientët e sëmurë realizohej çdo ditë”, u tha ai mjekëve që janë në grevë, duke shtuar se “shpresoj që do të ktheheni në vendet e juaja të punës dhe të përfshiheni në dialogun për një mjedis më të mirë shëndetësor”.

Spitalet në mbarë shtetin janë përballur me mungesë të mjekëve në javën e kaluar dhe mediat lokale raportuan të hënën se edhe më shumë mjekë i janë bashkëngjitur protestës.

Seuli ka thënë se ka një prej raporteve më të ulëta mjek-popullatë në mesin e shteteve të zhvilluara dhe Qeveria po synon që të pranojë 2.000 studentë të rinj në fushën e shëndetësisë në vit, duke nisur nga viti i kaluar.

Mjekët e kanë kundërshtuar planin e Qeverisë, duke pretenduar se një gjë e tillë do të dëmtojë cilësinë e shërbimit.

Përkrahësit e referomë kanë thënë se shqetësimet kryesore të mjekëve për reformën janë se ajo do të prekë pagat e tyre dhe statusin e tyre shoqëror.

Sipas sondazheve, 75 për qind e publikut në Korenë e Jugut mbështet rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë, teksa ata që jetojnë në zona të largëta përballen me mungesë të qasjes në kujdes cilësor shëndetësor.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 1.128 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Horoskopi për 11 qershor
Në Shën Petersburg, një burrë i ve vetes zjarrin në zyrën e regjistrimit ushtarak
Takohen Barduani e Misajlovski, temë sigurinë Kosovë dhe rajon
Kush është Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?