By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uzbekistan: Burgosen 23 persona pasi vdiqën dhjetëra fëmijë që përdorën një shurup kundër kollës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Uzbekistan: Burgosen 23 persona pasi vdiqën dhjetëra fëmijë që përdorën një shurup kundër kollës
Rajon / Botë

Uzbekistan: Burgosen 23 persona pasi vdiqën dhjetëra fëmijë që përdorën një shurup kundër kollës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 10:13 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Uzbekistan i ka dënuar me burgim 23 persona, për shkak të vdekjes së 68 fëmijëve që kanë përdorur një shurup të kontaminuar kundër kollës.

Të pandehurit janë shpallur fajtorë për evazion fiskal, shitje të ilaçeve të falsifikuara ose nën standard, abuzim të pozitës publike, neglizhencë, dhe ryshfet.

Dënimet dallojnë prej dy deri në 20 vjet.

Numri i vdekjeve të bëra publike prej gjykatës në qytetin e Tashkentit është më i lartë sesa që është raportuar më parë.

Rreth 65 vdekje janë regjistruar në nisje të procesit gjyqësor gjashtëmujor dhe prokurorët i kanë shtuar edhe tri të tjera muajin e kaluar.

Shurupet e kontaminuara janë prodhuar nga Marion Biotech në Indi dhe janë shpërndarë prej Quramax Medical në Uzbekistan.

Me 20 vjet burgim, dënimin më të madh, është dënuar Singh Raghvendra Pratar, drejtor ekzekutiv në Quramax Medical.

Ish-zyrtarë të lartë, që kanë qenë përgjegjës për licencim të ilaçeve të importuara, janë dënuar po ashtu me shumë vjet burgim, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Në janar të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka thënë se dy shurupe për kollën të Marion Biotech janë nën standard, pasi 18 fëmijë uzbekë kanë vdekur, pak pas përdorimit të tyre.

OBSh-ja pati thënë se dy shurupet – Ambronol dhe Dok-1 Max – kanë pasur sasi të papranueshme të kontaminuesve.

Marion Biotech i ka mohuar akuzat, atëbotë, dhe pati thënë se nuk pajtohet me gjetjet.

Prodhimi më pas është pezulluar prej Ministrisë së Shëndetësisë në Indi, dhe licenca e kompanisë është pezulluar prej autoriteteve në rajonin Utar Pradesh të Indisë, ku e ka pasur selinë.

Në mars të vitit të kaluar, licencat e kompanisë janë anuluar përfundimisht.

Gjykata ka vendosur që familjet e 68 fëmijëve që kanë vdekur, do të kompensohen me nga 80.000 dollarë.

Shumën e njëjtë të parave do ta marrin edhe familjet e katër fëmijëve që kanë mbetur me pasoja, pasi e kanë konsumuar shurupin.

You Might Also Like

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Ura mbi Drinin e Bardhë paraqet rrezik për qarkullim, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim

Kosova Times Kosova Times May 7, 2023
Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, bllokohen rrugët
Robert De Niro dhe Al Pacino janë rikthyer bashkë. Por për herë të parë, nuk është film apo serial televiziv
Besa mposht Llapin dhe kthehet në pozitën e dytë
Putin urdhëron konfiskimin e projektit ndërkombëtar Sakhalin-1
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?