By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë
Rajon / Botë

Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 12:28 AM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime të mundshme në Gjenevë për një plan të paqes në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Moskës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 25 shkurt se shpreson që në një samit të liderëve botërorë, që do të mbahet në Zvicër në muajt vijues, të diskutohet vizioni i tij për paqe, pasi presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, ka thënë se shteti i saj neutral është i gatshëm të jetë nikoqir i një konference për paqe, të nivelit të lartë.

“Shpresoj që [samiti] do të zhvillohet këtë pranverë. Nuk duhet të humbim këtë inciativë diplomatike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se pret që rezultatet t’i prezantohen më pas Moskës.

Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e ka quajtur më 26 shkurt këtë si “të çuditshme”.

“Aq sa e kemi kuptuar, çështja në agjendë është e çuditshme, e ashtuquajtura platforma e Gjenevës – një konferencë për të diskutuar planin e Zelenskyt për paqe”.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht që ky është aranzhim i çuditshëm, sepse disa plane për paqe janë duke u diskutuar pa pjesëmarrje të Rusisë, dhe kjo gjë në fakt nuk është serioze, është qesharake”, ka thënë Peskov në konferencë për media.

Ndërkohë, rreth 20 liderë perëndimorë dhe zyrtarë të lartë do të diskutojnë në Paris për të riformuar vendosmërinë e Evropës për të përkrahur Ukrainën, teksa lufta ka hyrë në vitin e tretë.

“Ne duam t’i dërgojmë [presidentit rus Vladimir] Putin mesazh shumë të qartë, që ai nuk do të fitojë në Ukrainë”, ka thënë një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron para gazetarëve.

Forcat e dërmuara ukrainase janë duke u përballur me vështirësi, për shkak të mungesës së armëve të rënda dhe municioneve, teksa ndihma tejet e nevojshme amerikane është ende e bllokuar në Kongresin amerikan, meqë disa republikanë kundërshtojnë të japin dritën jeshile për pakon në vlerë të 61 miliardë dollarëve, me arsyetimin se duhen masa më të ashpra për migrimin në ShBA.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron i drejtohet kombit nesër pas rënies së qeverisë franceze

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin
Përse gazi natyror nga Rusia ende rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës?
Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve
Rexhepi pas takimit me Sveçlën: Vendkalimi kufitar Restelicë-Strezimir do të jetë i hapur nga 15 korriku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?