By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq
Rajon / Botë

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 10:44 AM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Greqia ra dakort zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të drejtojë misionin detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq për të mbrojtur linjat e transportit detar nga sulmet e militantëve huthi në Jemen.

Një komitet sigurie i drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis urdhëroi pjesëmarrjen e një fregate greke në operacionin e quajtur “Aspides”, sipas fjalës greke “mburojë”, operacion që u njoftua javën e kaluar.

Misioni do të drejtohet nga baza detare në Larisa, të Greqisë, nën komandën e admiralit grek Vasilios Griparis.

Greqia ka një segment të rëndësishëm të transportit detar tregtar dhe është prekur drejtpërsëdrejti nga sulmet e huthive. Në portin e Pireut, pranë Athinës, u njoftua një rënie me 12.7% në aktivitetet në terminale gjatë janarit.

“E kuptojmë të gjithë se pjesëmarrja në këtë operacion sjell rreziqe, rreziqe domethënëse”, tha të hënën ministri i mbrojtjes Nikos Dendias gjatë një vizite në fregatën “Hydra” në një bazë detare pranë Athinës.

Fregata u nis për në mision në orët e vona të së hënës.

“Greqia, si një fuqi detare me rol kryesor në transportin global, i kushton rëndësi të madhe nevojës për të ruajtur lirinë e lundrimit, si dhe jetën e grekëve që udhëtojnë në rrugë detare”, tha zoti Dendias.

Gjermania, Italia dhe Franca do të ofrojnë gjithashtu mjete detare për këtë mision, që do t’i bashkohen fregatës “Hydra”, ndërsa Italia do të marrë komandën taktike, thanë zyrtarët grekë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius vizitoi fregatën gjermane “Hessen”, që merr pjesë në misionin Aspides, ndërsa vizitonte Kretën javën e kaluar. Anija është zhvendosur tashmë drejt Detit të Kuq, thanë autoritetet gjermane.

Një fregatë e marinës gjermane
Një fregatë e marinës gjermane

Zyrtarët në Athinë e kanë përshkruar misionin Aspides si të natyrës mbrojtëse, duke shtuar se Greqia nuk do të marrë pjesë në sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave ushtarake të rebelëve huthi në Jemen.

Rebelët huthi, që mbështeten nga Irani, thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare me dronë dhe raketa janë në përgjigje të ofensivës së Izraelit ndaj Hamasit në Gazë që filloi në tetor.

Gjatë një seance dëgjimore në një komision parlamentar javën e kaluar, zoti Dendias tha se mbajtja hapur e linjave të tregtisë në det është një “domosdoshmëri ekzistenciale për Greqinë”.

“Nuk marrim qëndrim për çështjen huthi”, u tha zoti Dendias ligjvënësve.

“Por sfidojmë të drejtën e çdokujt që të hapë zjarr ndaj anijeve tona, ndaj anijeve evropiane dhe anijeve që lundrojnë në rajon dhe që vijnë në portet tona”.

You Might Also Like

Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm

“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker

I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit

A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?

Rrjedhin nga Moska detaje nga vizita e Vuçiçit në Rusi, pas një fjalie të Putinit ai mbeti pa fjalë…

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje

Kosova Times Kosova Times May 11, 2025
Kryepeshkopi rus që e krahasoi ushtrinë me Satanin u gjobit me 150 mijë
Më shumë se 400 trupa të gjetur në varr masiv në Izjum të çliruar së fundmi
Medvedev kërcënoi se do të nisë një luftë bërthamore në rast të humbjes në Ukrainë
Mbrojtja ajrore e NATO-s mbi Ukrainën perëndimore?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?