By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit
June 25, 2025
E shpallën të vdekur dhe tani ai është shfaqur në Teheran: Komandanti i Forcës Quds, Esmail Qaani, është gjallë
June 25, 2025
Tërmet politik në Nju Jork: Mamdani mposhti Cuomon dhe miliarderët në raundin e parë të zgjedhjeve
June 25, 2025
Trump kritikoi ashpër Izraelin. Ata reaguan me qetësi
June 25, 2025
Më shumë se 110 milionë evropianë janë të ekspozuar ndaj zhurmës kronike
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Serbia ende refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e arritur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Serbia ende refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e arritur
Lajme

Bislimi: Serbia ende refuzon ta nënshkruajë Marrëveshjen e arritur

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 12:38 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, tha se edhe pse u bë një vit nga dita kur u dakordua Marrëveshja Bazike, në Bruksel, dhe më pas Aneksi Implementues i Ohrit, Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë këtë marrëveshje.

“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe një vjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, eskalimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive”, shkruan Bislimi në Facebook.

Ai kujton se më 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues.

“Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor”, thotë tutje Bislimi.

Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, sipas tij, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke.

“Kosova nga ana e saj, qëndron konstruktive dhe e angazhuar në këtë rrugëtim, në zbatimin e plotë, të drejtë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, përmes një plani të sekuencimit të balancuar mes palëve. Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i saj Implementues, duhet të zbatohen sa më parë. Rajoni ka nevojë për zhvillim e prosperitet, harmoni e marrëdhënie të mira fqinjësore mes të gjitha shteteve të rajonit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

You Might Also Like

Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet

Gjendet 74-vjeçari pa shenja jete në një fshat të Prizrenit

Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje

Presidentja Osmani takon Ambasadorin gjerman Rohde: Diskutim për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia thotë se nuk ka më nevojë për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Ish-presidenti peruan Fujimori ka vdekur. Ai kaloi më shumë se 10 vjet në burg
Bërnabiq kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë
Amerikanët triumfojnë në një garë drithëruese
MPJD: Rruga në Kralevë e bllokuar, shmangni kalimin në Jarinjë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?