By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varfëria, papunësia dhe çmimet e artikujve, ndër shqetësimet kyçe të qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Varfëria, papunësia dhe çmimet e artikujve, ndër shqetësimet kyçe të qytetarëve
Lajme

Varfëria, papunësia dhe çmimet e artikujve, ndër shqetësimet kyçe të qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 2:40 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Varfëria, papunësia dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm janë ndër problemet më të mëdha që shqetësojnë qytetarët e Kosovës, sipas gjetjeve më të reja të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të përmbledhur në raportin më të ri të Pulsit Publik.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe problemet e hapësirës urbane, janë përmendur, po ashtu, si fusha problematike për qytetarët e Kosovës.

Këto gjetje janë përpiluar pas anketimit të 1.306 respodentëve në Kosovë, mbi moshën 18-vjeçare, në periudhën 8-27 nëntor të vitit 2023.

Projekti Pulsi Publik, që daton prej vitit 2002, financohet dhe mbështetet prej Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë.

Në raport është thënë se është vërejtur ndryshim sa i përket perceptimit të korrupsionit në shkallë të gjerë, te Policia e Kosovës (nga 7.3 për qind në 17.9 për qind) dhe në komuna (nga 15.8 për qind në 21.7 për qind).

Ulje në perceptim të korrupsionit është vërejtur në fushën e gjykatave (nga 37.7 për qind në 28.8 për qind).

Kur është fjala për korrupsionin, 64.7 për qind kanë thënë se informacionin në këtë temë e marrin nga mediat, ndërsa 30.5 për qind e fitojnë një përshtypje për këtë temë nga bisedat me miqtë dhe të afërmit.

“Vetëm 5.5 për qind e të anketuarve pohuan se përvojat personale formësuan perceptimin e tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë”, thënë në rajon.

Në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, është thënë se në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, dhe ky vend duhet të punojë ende në luftim të korrupsionit.

Sikurse vitin e kaluar, Kosova i ka 41 pikë.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

Në raportin e Pulsit Publik, qytetarët janë pyetur edhe për përshtypjet që kanë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas gjetjeve, 59.3 për qind e shqiptarëve në Kosovë dhe 32.4 për qind e serbëve të Kosovës, besojnë se një marrëveshje në këtë drejtim do të ndikonte pozitivisht në jetën e tyre, ndërsa 62.5 për qind e komuniteteve tjera të Kosovës besojnë se marrëveshja do t’ua përmirësonte jetën.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, negociojnë me synim të normalizimit të marrëdhënieve në Bruksel, qysh më 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Faktori ndërkombëtar ua ka rikujtuar disa herë palëve që rruga përpara në këtë drejtim, është kyçe në jetësim të integrimeve evropiane.

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
Zaluzhny: 40 për qind e territoreve të pushtuara nga Rusia u çliruan
Vuçiq, për takimin me Lajçakun: Ka shumë ide, por Prishtina s’do zgjidhje
Georgescu proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve
Rritet numri i turistëve në Kosovë, prijnë nga Gjermania,Shqipëria e Zvicra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?