By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Operativët iranianë në Jemen po e ndihmojnë Huthin të kryejë sulme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Operativët iranianë në Jemen po e ndihmojnë Huthin të kryejë sulme
Rajon / Botë

Operativët iranianë në Jemen po e ndihmojnë Huthin të kryejë sulme

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 12:00 AM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Operativët nga Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollah, janë duke punuar brenda Jemenit për ta ndihmuar grupin rebel, Huthi, të kryejë sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare, tha të martën Tim Lenderking, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Jemenin.

Irani është “duke i pajisur dhe lehtësuar” sulmet e Huthit, tha Lenderking.

“Raportet e besueshme publike sugjerojnë se një numër i madh i operativëve iranianë dhe të Hezbollahut libanez janë duke i mbështetur sulmet e Huthit brenda Jemenit”, tha Lenderking.

“Nuk mund ta paramendoj se populli jemenas dëshiron t’i shohë këta iranianë brenda vendit të tyre. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.

Sulmet e grupit rebel Huthi në Detin e Kuq kanë nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kundër caqeve këtij grupi në Jemen.

Më 25 shkurt, ShBA dhe Britania kryen sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen, si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.

Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.

Kjo ishte hera e katërt që ShBA-ja dhe Britania kryen sulme të përbashkëta kundër caqeve të Huthit prej 12 janarit.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme pothuajse çdo ditë kundër kësaj milicie, e cila kontrollon pjesët më të banuara të Jemenit dhe ka thënë se po kryen sulme ndaj anijeve tregtare në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Zjarr në një dyqan në Meksikë. Më shumë se 20 të vdekur

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta

Kosova Times Kosova Times July 16, 2025
Përleshjet e ushtrisë me grupin paraushtarak pro-qeveritar në kryeqytetin e Sudanit
Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në veri
Prishtina pritet të lidhet me ‘tren të lehtë’ me Fushë-Kosovën dhe aeroportin
Digjet instalacioni artistik te Ura e Ibrit, `7 Arte`: E qëllimshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?