By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ata që vranë dhe varrosën shqiptarët sot po shtiren si viktima: Serbia duhet t’i hapë varrezat masive!
June 22, 2025
Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”
June 22, 2025
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin
June 22, 2025
MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë në tregun e naftës
June 22, 2025
Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi
June 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet për vrasjen e një komandanti iranian nga një sulm izraelit në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raportohet për vrasjen e një komandanti iranian nga një sulm izraelit në Siri
Rajon / Botë

Raportohet për vrasjen e një komandanti iranian nga një sulm izraelit në Siri

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 4:49 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Një komandant iranian është në mesin e të tre personave të vrarë nga një sulm i dyshuar izraelit në Siri, raportuan mediat iraniane me 1 mars.

Reza Zare’i, “këshilltar ushtarak” në Marinën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), u vra nga një sulm ajror në qytetin bregdetar sirian, Banias, raportoi agjencia e lajmeve e afërt me IRGC-në, Tasnim.

Ai ishte anëtar i marinës së IRGC-së, sipas Tasnimit.

Më herët, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, tha se sulmi u krye në agim dhe cak i tij ishte një vilë, dhe si pasojë u vra një komandant dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilit nuk ishin sirianë.

IRGC-ja nuk ka komentuar për vdekjen e raportuar të njërit prej komandantëve të tij. Irani iu referohet trupave të veta në Siri si “këshilltarë ushtarakë”.

Së paku 11 anëtarë të IRGC-së, përfshirë një luftëtar afgan nga Brigada Fatemiun, janë vrarë nga sulmet e dyshuara izraelite në Siri dhe Liban prej se nisi lufta në Rripin e Gazës në tetor.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit – grupit të cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Irani e ka mbështetur sulmin e kryer nga Hamasi, por e ka mohuar përfshirjen e vet në planifikimin e tij. Inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se liderët iranianë ishin befasuar nga ky sulm.

Aleatët rajonalë të Iranit janë duke i sulmuar interesat e Izraelit dhe ShBA-së në Lindjen e Mesme, pas luftës së Izraelit në Gazë. Megjithatë, grupet e armatosura të mbështetura nga Irani i kanë kufizuar sulmet ndaj bazave amerikane, pas një vargu sulmesh amerikane muajin e kaluar, sipas Neë York Times.

Irani ndërhyri për ta mbrojtur presidentin Bashar al-Assad më 2013, kur sundimi i tij u sfidua gjatë luftës civile në Siri.

Qindra komandantë dhe zyrtarë të IRGC-së besohet se janë të pranishëm në Siri, ku Teherani e ka ndërtuar gjithashtu edhe një rrjet të madh të milicive, të cilat përbëhen kryesisht nga afganët dhe pakistanezët.

You Might Also Like

Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin

Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi

VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Agjencia iraniane e lajmeve: Shpërthim i fuqishëm në provincën ku ndodhet termocentrali bërthamor

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Chollet: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen
Kryeqyteti përkujtoi dëshmorët e rënë 25 vjet më parë për lirinë e vendit
BE këmbëngul që Mali i Zi të shfuqizojë dhënien e shtetësisë për investitorë të dyshimtë
Muric në dyshim, ftohet Avdyli për miqësoren ndaj Norvegjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?