By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të bojkotohen nga mërgata partitë e dështuara politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të bojkotohen nga mërgata partitë e dështuara politike!
Opinion

Të bojkotohen nga mërgata partitë e dështuara politike!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 3:30 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë, është dukuria më e dhimbshme dhe më e trishtë e cila po ndodhë para syve tanë. Rritja enorme e numrit të popullatës dhe të rinjve në veçanti që janë duke e braktisur Kosovën është plaga më e rëndë e Kosovës së pasluftës.

Kosova po varfërohet nga të rinjtë

Përderisa Kosova po zbrazet çdo ditë e më shumë, vendet evro-perëndimore po pasurohen me fuqinë punëtore, kurse ne po varfërohemi çdo ditë nga të rinjve tanë!

Të gjithë njerëzit e veshur me petkun e politikanit në Kosovë duhet të mendojnë seriozisht për situatën në të cilën e kanë sjellë Kosovën!

Largimi i të rinjve prej moshave 17-20 vjeç nga Kosova dhe trojet tjera etnike është ndjenjë trishtimi për çdo mërgimtar të viteve të 90-ta!

Ndjenjë trishtimi, për faktin se këta të rinj nuk do të kthehen më në Kosovë, por do të mbeten përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siç mbetem ne gjeneratat e viteve të ’80-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serbosllav.

Por, akoma më e dhembshme bëhet situata, kur këta të rinj nuk janë duke ikur nga dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e perspektives zhvillimore, mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe pasigurisë në vendet e punës.

Ikja e të rinjve nga vendi, plaga më e rëndë e pasluftës 

Fajtore për ketë situatë më nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës, e cila nuk mendoj fare për të ardhmen e vendit, por vetëm për interesat e tyre personale, grupore dhe klanore.

Njerëzit e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me zanatin e politikës, nëse nuk merren me problemet e të rinjve, përkatësisht, për krijimin e kushteve për punë dhe jetë dinjitoze në Kosovë, nuk e di çka tjetër duhet të jetë prioritet primarë për ta!

Ne kemi pasur shpërngulje të popullatës shqiptare nga Kosova edhe në periudha të mëhershme historike, edhe në periudhën e okupimit klasik të Serbisë, por emigrimet e fundit masive e të rinjve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të dhembshme se asnjëherë më parë gjatë historisë.

Lutem që ky shqetësim imi personal të trokas në ndërgjegjen e pushtetarëve dhe të secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi, të bëjnë fushata parandaluese për zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë.

Duhet të ndodhë vetëdijesimi i mërgimtarëve 

Partitë opozitare, ato që ua thyen shpresat qytetarëve, tani turr e vrap pas të rinjve në Diasporë për t’i joshur dhe mashtruar mërgimtarët për interesa partiake, klanore dhe personale.

Nëse vazhdohet me këtë trend të zbrazjes, brenda pak viteve Kosova do të mbetet e shkretë dhe e mjerë pa të rinjtë e saj!

Atëherë cili do të jetë rezultati final, do të jetë tepër i dhembshëm dhe fatal, do të ndodhë realizimi në plotni i planeve armiqësore për zbrazjen e Kosovës, ku më pastaj do të fillojë rikolonizimi me popullatë serbe dhe jo shqiptare nga vendet ballkanike dhe ato aziatike, për çka, Kosova nuk do të ngjajë më në atë për të cilën u luftua dhe u derdh gjak në luftën çlirimtare.

Kosova po varfërohet edhe si pasojë e ikjes nga kjo botë edhe e ish veprimtarëve që e mbajtën gjallë dhe trashëguan brez pas brezi atdhedashurinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat popullore dhe kulturën unikate që nuk e ka asnjë komb tjetër në botë.

Sa më parë duhet të ndodhë vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi i mërgimtarëve për t’i bojkotuar vizitat e ekspeditave e partive të dështuara në Diasporë, të atyre që e sollën në këtë gjendje të mjerë dhe të pashpresë Kosovën e bekuar nga Zoti me resurse natyrore dhe pasuri të arta nëntokësore.

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Courtney: Në Rusi ka shenja të stresit politik

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Punonjësit e hekurudhave: Bjellorusia eksportoi 130,000 ton municion në Rusi në një vit
Djathtistët serbë protestojnë kundër dialogut me Kosovën
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
BE thotë se deklaratat e Kurtit dhe Vuçiqit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?