Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në Forumin e Gruas kanë diskutuar për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.
“Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. Si parti e qendrës së djathtë , ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.”, ka shkruar ai në ‘Facebook’. /Kosovatimes/