By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Financa

Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 12:03 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Me këtë rast u tha se zhvillimi i inovacionit do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit “Inovacioni dhe Ndërmarrësia janë forca shtytëse të progresit.

“Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit. Kjo qendër jo vetëm që do të avancojë përvojën mësimore të studentëve, por do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që i adresojnë problemet reale të ndërmarrësisë. Me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve qendra do të jetë një katalizator për ndryshime edhe në komunitetin më të gjerë. Se bashku le të punojmë drejt një ndërmarrje për një të ardhme më të begatë për brezin tonë dhe ata që do të vinë pas nesh”, ka theksuar shefi i qeverisë, Albin Kurti.

Për rëndësinë e kësaj qendre foli edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.

“Renovimi i hapësirave dy mijë metra katror, blerja e pajisjeve të nevojshme dhe të tjera investime për adaptimin e kësaj qendra janë rezultat i marrëveshjes mes Ministrisë së Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës. Ministria është e angazhuar për aplikimin e një shumëllojshmërie masash për zhvillim të inovacionit. Me politikat e ministrisë, synojmë të krijojmë sa më shumë hapësira për studentët, bizneset e ndërmarrësit me qëllim të transformimit të të bërit biznes. Uroj që kjo qendër të funksionalizohet sa më shpejt përmes një rregulloreje dhe të ofrojë sa më shumë parimet e llogaridhënies dhe zhvillimin e sistemit të inovacionit”, shtoi ajo.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi theksoi se përmes kësaj qendre synojnë që të jenë konkurrues me të tjerët.

“Aspirata jonë është që të jemi konkurrues me të tjerët. Andaj kjo qendër që ne po e inaugurojmë është dëshmi e zbatimit të këtij kuptimi dhe misioni”, shtoi ai.

Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sipas MINT-it do të shërbejë si hapësirë e përbashkët për bizneset, ndërmarrësit potencial dhe studentët, të cilët përveç që do të kenë mundësi të shfrytëzojnë hapësirat e qendrës, do të përfitojnë edhe ekspertizë për hulumtim dhe zhvillim të ideve inovative.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Pas KiE-së dhe BE-së, do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Nga kulmet, ukrainasit shikojnë shkatërrimin e Harkivit
Kina dërgoi 36 avionë, 6 anije dhe një raketë hapësinore pranë Tajvanit
Shqipëria shkund Lihtenshtejnin në miqësoren në prag të EURO 2024
Krasniqi e Blitt biseduan për zhvillimet politike në vend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?