By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Adem Jashari – emri i përveçëm me të cilin i referohemi lirisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Adem Jashari – emri i përveçëm me të cilin i referohemi lirisë
Lajme

Kurti: Adem Jashari – emri i përveçëm me të cilin i referohemi lirisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 12:05 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Adem Jashari ka bashkëdyzuar lirinë e tij individuale me lirinë e popullit, duke u bërë emër i përveçëm në histori.

“Kosova është çliruar nga Serbia okupatore pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurinë e Adem Jasharit. Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet e forcohet edhe shteti ynë. E kam fjalën për trashëgiminë e dalë nga kultura e rezistencës së armatosur dhe aktivizmit të kulluar politik, sidomos që nga Lidhja e Prizrenit e këtej që i ka karakterizuar shqiptarët dhe veçanërisht Kosovën”, ka thënë ai.

Rrezistencën e familjes Jashari , Kurti e ka ndërlidhur si frymëzim nga kryengritësit që kundërshtuan pushtetin otoman në krye me Hasan Prishtina, nga lëvizja e Azem Bejtës dhe Shaban Polluzhës dhe një vargë nismash të tjera historike për çlirim.

“Në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çfarë përfaqëson figura e tij ka një hise të madhe. Në të vërtetë kjo është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij, gjatë gjithë jetës, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës, e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jashari. Nëse historia është përparimi i vetëdijes së popullit për liri, Adem Jashari është emri i përveçshëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë”, ka thënë Kurti.

Osmani: Vepra e familjes Jashari-testament për fuqinë e shpirtit njerëzor

Presidentja Vjosa Osmani, në seancën solemne dedikuar 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se vepra e familjes Jashari është testament për  fuqinë e shpirtit njerëzor, teksa ka dhënë mesazhin e unitetit për çështje kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Republikës do t’i shërbejmë me devotshmëri, ashtu siç i shërbyen të gjithë të rënët. Vepra e Adem Jasharit dhe gjithë familjes është testament për fuqinë e shpirtit njerëzor, një kujtesë se edhe në orët tona më të errëta ne gjejmë forcë si popull për t’u ngritur mbi rrethana të rënda dhe për të luftuar për atë që besojmë”, ka deklaruar Osmani përballë familjes Jashari.

Ajo ka thënë se Kosova meriton çdo ditë përkushtim të palëkundur, transmeton RTKlive.

“Përpjekja jonë e përbashkët në këtë proces nuk ka mbaruar. Tani më shumë se kurrë uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm sepse është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin tonë të ri të historisë së shtetit tonë: atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

Presidentja tutje e ka quajtur familjen Jashari si gardian të përhershëm të lirisë, ndërkaq pragun e shtëpisë së tyre si simbol të vet Kosovës.

“Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës së kombit tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Prandaj ‘Sërish vjen marsi’ nuk është më veç një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës tonë për liri e pavarësi, e cila padyshim identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin legjendar Adem Jasharin, familjen e tij dhe të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ajo

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shoigu mbërriti në Korenë e Veriut

Kosova Times Kosova Times June 17, 2025
Sahin thotë se Dortmund është në rrugën e duhur të përmirësimit
Rama, LVV-së: Nuk jam në garë me askënd, protestën e mbështes si qytetar
Gashi: Çështjet e migrimit kërkojnë bashkërendim ndërinstitucional
Mustafa: Me këtë buxhet nuk do të ketë rritje pagash, as pensionesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?