By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çuni: Fatlumësinë tonë e ka vulosur vepra e familjes së madhe Jashari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çuni: Fatlumësinë tonë e ka vulosur vepra e familjes së madhe Jashari
Lajme

Çuni: Fatlumësinë tonë e ka vulosur vepra e familjes së madhe Jashari

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 12:38 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvendin e Kosovës po mbajnë fjalimet e tyre në seancën solemne në nderim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se në datat e Epopesë së UÇK-së është ndërtuar boshti i dashurisë, sinqeritetit, miqësive dhe besës.

“6,7 dhe 8 marsi nuk mund të themi se thjeshtë janë ditë dhe data. Ato janë kulmimi i një trashëgimie, burim shpirtëror për lirinë e ndjenja më sublime për sakrificë e luftë për liri”, ka thënë ai.

Selimi përkujton luftëtarët në Hagë: Drejtësia do të triumfoj

Përfaqësuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nuk ka lënë pa kujtuar edhe luftëtarët të cilët po mbahen në Hagë.

“Sot këtu në homazhe, në përkujtim do të duhej të ishin ata që luftuan. Por ata janë larg nga këtu, e larg nga Prekazi. Drejtësia në çdo rast do të triumfoj”, ka thënë ajo.

Selimi ka thënë se ditët e shënuara të marsit përbëjnë ngjarjen më të madhe të kombit, por se pikërisht tash duhet të kujtohen mësimet e historisë.

“Kohët që po kalojnë nuk janë aspak të qeta. Ata na kujtojnë se armiku është i njëjtë tash e një shekull, dredhitë, egërsia e fshehur po e njëjtë. Në këtë kohë na duhen më shumë se kurrë mësimet e Ademit e Hamzës: për atdheun asnjë kompromis, për atdheun nuk zgjedhim asnjë të keqe as të madhe e as të vogël, për atdheun s’ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë tash e përgjithmonë”, ka thënë Selimi.

Çuni e quan popullin shqiptar fatlum për familjen Jashari

Përfaqësuesi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka thënë se me sakrificën e tyre familja Jashari është bërë familje e gjithë vendit.

“Faqebardhësinë dhe fatlumësinë tonë e ka vulosur vepra e familjes së madhe Jashari. Paraardhësit e komandantit legjendar Adem Jashari, e kishin parashkruar historinë dhe fatin e tyre drejt rrugës së lirisë. Në të gjitha rastet e nga të gjitha mundësitë, familja e madhe angazhohej për lirinë e vendit”, ka thënë Çuni.

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sindikata e policisë uron shërim të shpejtë të lënduarve, ngrit alarmin për çështjen e sigurimit shëndetësor

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Ahmeti: Bashkohem me dhimbjen e familjeve turke
Tri fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë të pijes
Ka arsye të mira që Ukraina të godasë më thellë në Rusi, thotë shefi ushtarak i NATO-s
Katër të vdekur dhe 23 të plagosur në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?