By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U.D.Kryeprokurori Kelmendi në Tiranë, flet për luftën kundër korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U.D.Kryeprokurori Kelmendi në Tiranë, flet për luftën kundër korrupsionit
Lajme

U.D.Kryeprokurori Kelmendi në Tiranë, flet për luftën kundër korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 12:15 AM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies–Përpjekjet për fuqizimin kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi në këtë konferencë ka folur për një sërë hapash pozitiv të ndërmarra nga institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përgjatë viteve të fundit, qasjen proaktive të prokurorëve në ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë.

“Ai ka theksuar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë ngrirë, sekuestruar dhe konfiskuar mbi 111 milion euro pasuri, për themelimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe bashkëpunimin me shtetet tjera në rikthimin e pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe krijimin e databazës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, platformë kjo që do të krijojë mundësi për verifikimin e pasurisë së secilit qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Siç raportojnë nga prokuroria, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për rolin dhe funksionin e sinjalizuesve në institucionet publike në raportimin e korrupsionit dhe shkeljeve ligjore, zbatimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si mekanizëm efektiv për të parandaluar dhe luftuar dukuritë negative, përdorimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Lëndëve (SMIL), si një sistem i cili ka avancuar punën e prokurorëve, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile në mbrojtje të vlerave të pavarësisë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kjo konferencë u mbajt në Tiranë dhe u organizua nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ekspertët në Beograd: Dialogu në ngërç, marrëveshjet nuk zbatohen si paketë

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Mësimdhënësit do të gradohen me licencë të përhershme
Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë
Reagon vëllai i Thaçit ndaj Speciales
Hetimet për shpërthimin në Ujman: Bastiset një shtëpi në Zubin Potok, identifikohet një person i dyshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?