By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova dhe Bullgaria me orientime të njëjta demokratike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova dhe Bullgaria me orientime të njëjta demokratike
Lajme

Kurti: Kosova dhe Bullgaria me orientime të njëjta demokratike

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 4:51 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet vendeve tona, tashmë janë politika zyrtare të dy shteteve tona, të shpallura dhe diskutuara gjerësisht në takime zyrtare dhe me krerët e shtetit bullgar”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organizuar nga ambasada e Bullgarisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje që ishte ftuar nga ambasadori Hristo Gudjev, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetë e ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

“Vendi ynë, Kosova, dhe vendi ynë aleat, Bullgaria, janë bashkuar gjithashtu nga orientimi ynë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një kohë kur autokratët e rajonit po inkurajohen të rrezikojnë vlerat demokratike”, u shpreh kryeministri.

Ai përkujtoi dhe se këtë vit Kosova do të shënojë 25-vjetorin e çlirimit tonë e me këtë rast, falënderoi Bullgarinë për hapjen e hapësirës së saj ajrore ndaj avionëve të NATO-s në vitin 1999 gjatë fushatës së bombardimeve mbi Serbinë – një fushatë që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Po ashtu, Kosova nuk ka harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Ditët e Çlirimit Kombëtar si dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe ajo e Çlirimit të Kosovës që do ta shënojmë në qershor, janë raste në të cilat duhet të kujtojmë edhe historinë se si u çliruan popujt tanë, sepse duke kujtuar se si e fituam lirinë tonë, do të dimë gjithashtu dhe se si ta mbrojmë atë”, tha kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Rruga B” lidhet me “Rrugën A”, nis asfaltimi

Kosova Times Kosova Times August 25, 2025
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë
Rrënimit të parimeve të Badinterit për mos ndryshim të kufijve po e kthejnë Evropën në rrëmujë
Uebfaqja e Reporterëve pa Kufij u bllokua në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?