By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sandu: Rusia dëshiron ta destabilizojë Moldavinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sandu: Rusia dëshiron ta destabilizojë Moldavinë
Rajon / Botë

Sandu: Rusia dëshiron ta destabilizojë Moldavinë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 11:54 AM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, që pritet të nënshkruajë një marrëveshje kyçe të mbrojtjes me Francën më 7 mars, tha se Moska planifikon të minojë stabilitetin e Moldavisë dhe ta largojë shtetin nga rruga drejt integrimit evropian para zgjedhjeve presidenciale dhe një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sandu i bëri këto deklarata pak pasi Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavisë lëshoi një paralajmërim për planet e Rusisë që të penguar përpjekjet e Moldavisë që të shkëputet nga ndikimi dekadësh i Moskës dhe të afrohet më shumë me Perëndimin.

“Ajo se çfarë Moska do, ne të gjithë e kuptojmë. Moska dëshiron të destabilizojë situatën në Moldavi, Moska dëshiron të frikësojë qytetarët e Moldavisë, veçanërisht pasi këtë vit ne do të kemi referendumin për t’iu bashkuar BE-së – të paktën ky është propozimi im dhe shpresoj që Parlamenti i Moldavisë”, tha Sandu për televizionin Digi24 më 6 mars, pak para se të nisej për në Paris.

Sandu, politikane pro perëndimore, nën të cilën Moldavia bëri një kthesë të madhe duke u larguar nga Rusia e duke iu afruar Evropës, do të garojë për një mandat të dytë gjatë këtij viti.

Ajo më 2020 kishte mposhtur presidentin e atëhershëm, Igor Dodon, të mbështetur nga Rusia.

Sandu tha se në aspektin ushtarak, Moldavia po mbrohet nga një sulm i mundshëm rus nga fqinja e saj lindore, Ukraina, e cila po përballet me agresionin rus që dy vjet.

“Moska nuk ka asnjë mënyrë që të arrijë në Moldavi, pikë së pari për shkak se Ukraina është mburoja jonë dhe Ukraina po i reziston [agresionit rus] dhe do të vazhdojë t’i rezistojë. Së dyti, për shkak se Moldavia ka miq të fuqishëm që kanë zgjedhur të jenë në anën e botës së lirë”, tha Sandu.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Sandu pritet të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë të ekonomisë.

“Një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe një udhërrëfyes për bashkëpunim ekonomik do të nënshkruhen gjatë vizitës së saj”, tha Pallati Elize përmes një deklarate, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Presidenti do të përsërisë mbështetjen e Francës për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Moldavisë, në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, u shtua në deklaratë.

Më 5 mars, shefi i inteligjencës së Moldavisë, Alexandru Musteata, tha se agjencia që ai udhëheq posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet që Moska po planifikon të bëjë gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm për të kompromentuar anëtarësimin e shtetit në BE dhe ta sjellë Moldavinë sërish nën sferën e ndikimit rus.

Ndryshe, Franca dhe Moldavia shtatorin e vitit të kaluar kishin arritur marrëveshjen e parë për trajnimin e personelit ushtarak, për konsultime të rregullta të mbrojtjes dhe për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.

Detajet e marrëveshjes mes dy shteteve nuk janë bërë publike, por Macron më 5 mars tha se aleatët perëndimorë dhe evropianë të Ukrainës po ashtu duhet të përqendrohen edhe në forcimin e ndihmës së sigurisë për Moldavinë.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Kjo shtëpi ka zyrtarisht oborrin më të bukur në botë

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Moska propozon shkarkimin e zv/rektorëve për punë arsimore në universitetet ruse ku nuk ka lëvizje patriotike
Pse shpjegimet e Vuçiqit për terrorizmin në Banjska të kujtojnë në mënyrë kaq të papërmbajtshme përgjigjen e Serbisë ndaj ultimatumit të Austro-Hungarisë nga viti 1914?!
Deponim dhe kundërmim: Kriza me mbeturina në shtetet e Ballkanit
Grabiti filialin e bankës në shesh, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?