By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja do të ndërtojë port të përkohshëm në Gazë për furnizim me ndihma
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja do të ndërtojë port të përkohshëm në Gazë për furnizim me ndihma
Rajon / Botë

ShBA-ja do të ndërtojë port të përkohshëm në Gazë për furnizim me ndihma

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 9:53 PM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të njoftojë të premten se ushtria amerikane do ta ndërtojë një port në Rripin e Gazës, për të mundësuar furnizim më të madh më ndihma në këtë territor përmes detit, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.

Porti i përkohshëm do ta rrisë sasinë e ndihmave humanitare për palestinezët duke mundësuar dërgimin e “qindra kamionëve shtesë” brenda ditës, thanë zyrtarët.

Megjithatë, kjo nuk përfshin praninë e trupave amerikane në terren në Gazë, sipas tyre.

Do të nevojiten disa javë për ta ndërtuar portin, i cili do të jenë në gjendje të pranojë anije të mëdha që bartin ushqim, ujë, barna dhe shatorre të përkohshme.

Dërgesat e para do të mbërrijnë nga Qiproja, ku Izraeli do të kryejë inspektime të sigurisë.

Presidenti Biden pritet të njoftojë për këtë gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit amerikan të premten herët në mëngjes.

Vendimi i ShBA-së vjen pasi kriza humanitare është përkeqësuar në Rripin e Gazës, ku njerëzit përballen me mungesë të madhe ushqimi për mbijetesë.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një çerek i popullsisë së Gazës është buzë urisë absolute.

Shpresat për të arritur armëpushim para muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis javën e ardhshme, u zbehën të enjten, kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – tha se delegacioni i tij u largua nga Kajro, ku po mbaheshin bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.

Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit do të kishte qenë edhe dërgimi i madh i ndihmave në Gazë.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.

Gjendja në veri të Gazës është më e rëndë. Autoritetet shëndetësore në Gazë thanë gjatë kësaj jave se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë nga pjesëtarët e grupit radikal palestinez.

You Might Also Like

Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj

Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Lukoil po shet kompaninë e saj jashtë vendit, përfshirë dhe në Serbi te kompania qipriote Gunvor Group, në pritje të miratimit të OFAC

Vuçiq kërkon një Dodik të ri?

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania dëbon dy diplomatë rusë në shenjë hakmarrjeje

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Zhdukja e tij, u zbardh pas 56 vitesh dhe me ndihmën e çorapeve! (VIDEO/FOTO)
Eurodeputeti gjerman, Vuçiqit: Pse jeni gjithmonë për përshkallëzim dhe shkatërrim?
Autoriteteve iu ofrua të sillnin emigrantë nga Afrika dhe Amerika Latine për të rritur popullsinë e Rusisë
Insajderi: Redaktori i Sputnik i dëbuar nga Moldavia është një kolonel i ushtrisë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?