By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq
Rajon / Botë

ShBA-ja: Kemi rrëzuar 15 dronë mbi Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/03/09 at 11:13 AM
Kosova Times Published March 9, 2024
Share
SHARE

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë rrëzuar 15 dronë që u lansuan nga lëvizja rebele jemenase, Huthi, në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, tha ushtria amerikane më 9 mars.

Sulmi me 15 dronë ishte një prej sulmeve më të mëdha të Huthëve që nga nëntori kur rebelët nisën të shënjestronin me raketa dhe dronë anijet në zonën e Detit të Kuq, që është një rrugë kyçe për tregtinë botërore.

Huthët, që mbështeten nga Irani, thonë se kryejnë sulme në solidaritet me palestinezët, pas nisjes së luftës me Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Komanda Qendrore amerikane, e njohur me shkurtesë CENTCOM, tha se sulmi i Huthëve ndodhi pak para agimit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Ademit.

CENTCOM dhe forcat e koalicionit vlerësuan se dronët “paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm ndaj anijeve tregtare, Marinës amerikane dhe anijeve të koalicionit në rajon”.

Në njoftim u tha se “anijet e Marinës amerikane, së bashku me avionët dhe disa anije të marinave të shteteve të koalicionit dhe avionë rrëzuan 15” dronë.

“Këto veprime u ndërmorën për të ruajtur lirinë e navigimit dhe për t’i bërë më të sigurta ujërat ndërkombëtare”.

Më 9 janar, forcat amerikane dhe britanike kishin rrëzuar 18 dronë dhe tri raketa që u lëshuan nga rebelët drejt anijeve në Detin e Kuq, kishte njoftuar atëbotë Ushtria amerikane.

Në dhjetor, ShBA-ja njoftoi për një nismë të sigurisë detare për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve. Sulmet e rebelëve jemenas kanë detyruar anijet komerciale të ndryshojnë rrugëtimin e tyre për të shmangur Detin e Kuq ku kalon 12 për qind e tregtisë globale.

Që nga janari, ShBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj caqeve të Huthëve në Jemen në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve. Por, rebelët kanë vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare dhe po ashtu kanë shënjestruar anije amerikane dhe britanike.

You Might Also Like

Putin u informua se numri i lëshimeve në hapësirë ​​në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha e Juri Gagarin

Kreu i administratës presidenciale qipriote dha dorëheqjen për shkak se i ndihmoi rusët të shmangnin sanksionet

Bloomberg: Rreth 2,400 civilë ukrainas vdiqen nga sulmet ruse në vitin 2025

Ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme armene për shkak të Solovyov

Trump: Zelenskyy “nuk ka karta”, por ai ka “një gjë”, dhe kjo është Donald Trump

Kosova Times March 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

USAID-i dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ndërtojnë partneritet për të çuar përpara barazinë gjinore në vendimmarrje dhe procese politike në Kosovë

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Ndalohet një person për tregti të ndaluar dhe pengim të personit zyrtar
Vidhen para në një xhami në Prizren
Populistët e Andrej Babiš fituan, por surpriza më e madhe është diçka tjetër: Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Republikën Çeke
Arrestohet i dyshuari për masakrën e 34 shqiptarëve në Burim të Malishevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?