By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës
January 5, 2026
Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë
January 5, 2026
Gjen portofolion e humbur në QMF të Shtimes, e dorëzon në polici
January 5, 2026
Gjendja në kufi, pritje deri në tri orë në Merdar
January 5, 2026
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri: Projektligjin për zyrtarët publikë do ta dërgojmë në Kushtetueses
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri: Projektligjin për zyrtarët publikë do ta dërgojmë në Kushtetueses
Lajme

Tahiri: Projektligjin për zyrtarët publikë do ta dërgojmë në Kushtetueses

Kosova Times
Last updated: 2024/03/09 at 12:40 PM
Kosova Times Published March 9, 2024
Share
SHARE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë i miratuar mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, duke e konsideruar këtë si vendim arbitrar, pa konsultë të brendshme dhe pa rekomandimet e BE-së. AAK paralajmëron se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Këtë qëndrim të AAK-së, të enjten e shpalosi në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri.

Qeveria, sipas tij, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë konsultim.

“Qeveria dje ka votuar Projektligjin për zyrtarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, ka deklaruar Tahiri.

“1. Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm; 2. ⁠Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë; 3. ⁠Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit; 4. Largim nga fushëveprimi i Ligjit për Zyrtarët Publik në mënyrë të qëllimshme dhe pa bazë (kjo vlen edhe për nëpunësit civilë me status të veçantë); 5. Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtrues detyre, tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm; 6. Heqja e pragut minimal, që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues është e gabuar dhe me pasoja në zbatimin në praktikë; 7. Vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë, të cilët janë tepricë sipas paragrafit 3 të nenit 67 është shumë e rrezikshme dhe me qellim mund të vijë në situatat që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit dhe të njëjtit të largohen nga shërbimi civil (shih paragrafin 5 të nenit 67); 8. Pezullim i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë; 9. Kthimi i mandatit për nëpunësit civilë aktualë në kategorinë e ulët dhe të mesme në kundërshtim me aktgjykimin, rastet: nr. KO216/22 dhe KO220/22 sipas të cilit mandate mund të vlejë vetëm për nëpunësit e ri të cilët krijojnë marrëdhënie pune pas hyrjes në fuqi të ligjit. 10. Tragjike kjo kapje e shtetit dhe nevoja që refomën ta mbrojmë nga politizimi e partizimi në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë

Gjen portofolion e humbur në QMF të Shtimes, e dorëzon në polici

Gjendja në kufi, pritje deri në tri orë në Merdar

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Kosova Times March 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Djali e rreh babanë në Prizren

Kosova Times Kosova Times May 21, 2023
Petrit Halilaj, shqiptari i parë me ekspozitë në MET, shndërrohet në ambasador kulturor të Kosovës
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
Forumi për Gratë, Policia njofton për ndryshimet në qarkullim
Gjeorgjia ftohet në samitin e NATO-s pavarësisht Ligjit për “agjentët e huaj”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?