By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se ka shkatërruar rreth 50 dronë ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se ka shkatërruar rreth 50 dronë ukrainas
Rajon / Botë

Rusia thotë se ka shkatërruar rreth 50 dronë ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2024/03/09 at 5:06 PM
Kosova Times Published March 9, 2024
Share
SHARE

Rusia tha se ka shkatërruar 47 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e saj jugore, kryesisht në zonën e Rostovit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Kievi rregullisht lëshon dronë në Rusi, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan mbi territorin e rajonit të Belgorodit një dron, dy dronë në rajonin e Kurskut, tre në atë të Volgogradit dhe 41 dronë mbi rajonin e Rostovit”, tha ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale më 9 mars.

Rajonin jugor i Rostovit është qendër për ushtrinë ruse dhe shërben për të planifikuar operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev, shkroi në rrjetet sociale se një sulm me dron goditi qytetin Taganrog, në Detin Azov, afër pjesës së Ukrainës të pushtuar nga rusët.

Ai tha se një punëtor i shpëtimit është plagosur, por “nuk ka të vdekur”.

Në kanalet e mediave sociale, të afërta me ushtrinë ruse, u tha se Ukraina ka sulmuar një fabrikë për prodhimin e pajisjeve të aviacionit në Taganrog.

Po ashtu, në mediat sociale ka pasur pretendime se është sulmuar edhe një bazë ajrore ushtrake në qytetin rustë Morozovskit.

Ndërkaq, autoritetet në rajonin Kursk, që gjendet më në veri dhe pranë kufirit me Ukrainën, thanë se një spital është dëmtuar në qytetin kryesor të Kurskut. Ky qytet gjendet afër 120 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times March 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Suedia nuk i jep qasje Rusisë në hetimet për rrjedhjet në Baltik

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Shpërfillet sugjerimi amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë
Kryeministri i Sllovakisë njoftoi planet e vendeve të NATO-s për të dërguar trupa në Ukrainë
Sudani merr në pyetje rusët në rastin e kontrabandës së arit
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?