By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ne guximtarët e vizionit rugovian!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ne guximtarët e vizionit rugovian!
Opinion

Ne guximtarët e vizionit rugovian!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 10:49 AM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Filozofia politike rugoviane do të thotë guxim dhe tolerancë, është bashkëpunim dhe unitet brenda subjektit politik, është unifikim i vlerave njerëzore dhe kombëtare, është gërshetim i traditës dhe zakoneve të lashta popullore me kulturën dhe trashëgiminë historike të kombit tonë në përputhje të plotë të vlerat dhe civilizimin e qytetërimit evro-perëndimor. Me filozofinë politike rugoviane, ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë besën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Fjala e dhënë e një guximtari, e shenjt dhe e patjetërsueshme 

Filozofia politike nënkupton mbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve dhe elektoratit, nënkupton ruajtjen dhe kultivimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë dhe partnerët strategjik të shtetit të Kosovës.

Janë shumë që thirren në vizionin dhe filozofinë politike rugoviane, por të pakët janë ata që e kuptojnë dhe e përfillin thelbin e filozofisë politike rugoviane!

E kundërta e filozofisë politike rugoviane janë klanet dhe grupet e interesit të cilat instaluan dhunën dhe kërcënimin në vend të dialogut të brendshëm politik.

E kundërta e filozofisë politike rugoviane e bëri largimin dhe përjashtimin e vlerave të mirëfillta, të cilat injoruan elitat intelektuale dhe bën përafrimin e servilëve dhe injorantëve.

Si pasojë e kapjes dhe monopolizimit të tre shkronjave të arta rugoviane në ish kalanë e madhe rugoviane, sot kanë mbetur hiq më shume se 12 % e qytetarëve që verbërisht ende ju besojnë kapësve dhe uzurpatorëve të tre shkronjave të arta, të cilët e katandisen çdo gjë dhe çdo vlerë në kalanë e vjetër.

Ne që guxuam dje, guxojmë sot, nesër dhe përgjithmonë 

Unë shkova aty ku më deshën dhe më vlerësuan. Shkova aty ku i kam miqtë më të sinqertë dhe besnikët e paluhatshëm të vizionit rugovian.

Që nga momenti i parë i aderimit në partinë GUXO, mora me qindra mesazhe urimi dhe përgëzimi nga familjarët, miqtë dhe përkrahësit e shumtë gjithandej globit. Por, normal që nuk munguan as kritikat e kombinuara më fjalë ofenduese dhe provokuese nga ish bashkpartiakët!

Nga thellësia e shpirtit i falënderoj të gjithë ata që më uruan sinqerisht për aderimin në partinë e GUXO, nga zemra i përgëzojë edhe adhuruesit e elektoratit rugovian që shprehën gëzimin e tyre për aderimin tim në partinë GUXO.

Të gjithëve e them një fjalë, unë jam ai që isha dje, mbrojtësi besnik i vlerave demokratike dhe filozofisë politike rugoviane. I tillë do të jem nesër dhe përgjithmonë.

E ardhmja u takon atyre që guxojnë të veprojnë me vendosmëri për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Të bashkuar mund ta ndërtojmë më lehtë të ardhmen e ndritshme për gjeneratat e reja në Dardaninë e bekuar nga Zoti.

Thirrni ndërgjegjes tuaj dhe dëgjoni vullnetin e elektoratit rugovian, dëgjoni ndjenjat e bashkatdhetarëve për dashurinë që ju vlon si vullkan në zemrat e tyre për kthim të shpejt në vendlindje.

Bashkohu edhe ti me ne që dëshirat t’i bëjmë realitet!

Zot e bekoftë vullnetin e lirë të qytetarëve të vendit tim!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kica-Xhelili për letrën e Kurtit: I mbetet Abdixhikut t’i kthejë përgjigje

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Avokati i Popullit i Kosovës kërkon shpjegim për rastin e Dragica Gashiqit
Ademi falënderon gazetarët sportivë për punën e palodhshme
Spageti me pesto borziloku dhe spinaq
Shpenzimet e Rusisë për luftën në Ukrainë arritën në 30 miliardë rubla në ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?