By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së|
June 25, 2025
Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë
June 25, 2025
Murati: Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona
June 25, 2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
June 25, 2025
Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasje pushtet-opozitë për agjendën e Komisionit Hetimor për rezervat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përplasje pushtet-opozitë për agjendën e Komisionit Hetimor për rezervat
Lajme

Përplasje pushtet-opozitë për agjendën e Komisionit Hetimor për rezervat

Kosova Times
Last updated: 2024/03/11 at 11:58 AM
Kosova Times Published March 11, 2024
Share
SHARE

Edhe pse i kanë mbetur më pak se një muaj mandat, Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat nuk po arrin të shtyjë para agjendën.

Kjo pasi pozita e opozita nuk po gjejnë dakordim që të shtyjnë përpara kërkesën për sjellje të dokumentacionit nga ana e Ministrisë së Industrisë, gjë e cila sipas partive opozitare do të mund të luante rol në zbardhjen e së vërtetës në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.

Për të shtyrë para agjendën komisioni po mbanë mbledhjen e radhës, në të cilën nga mazhoranca propozuan që të konsultohet Ligji për Qasje në Dokumentacion të Kualifikuar para se t’i kërkohen dokumente ministrisë.

“Para se të bëhet një kërkesë te ministria kam kërkuar që ta konsultojmë edhe Ligjin për Qasje në Dokumentacion të Klasifikuar. Ne do ta kishim një përgjigje nga Agjencia për Mbrojtjen e Dokumentacionit të Kualifikuar për një ditë ose dy. Nuk e kuptoj pse duhet ne të kemi vendime të tilla për mos hedhje në votim të një propozimi të një deputeti të pozitës. Nuk jam ithtar që të kemi mbledhje ku çështjet parimore që duhet t’i trajtojmë, siç janë propozimet e deputeteve, injorohen nga ana juaj. Edhe nëse është propozimi më i gabuar, ju mund ta hidhni në votim”, tha deputeti i LVV-së, Driton Hyseni.

Ndaj tij reagoi kryesuesi i komisionit, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Të gjithë e dimë se pse ne jemi duke ardhur në këtë moment dhe nuk kemi avancuar fare. Unë jam munduar ta ruaj një korrektësi edhe kur nuk keni pasur fare të drejtë. Edhe pse e kam parë që qëllimisht po e prolongoni punën e këtij komisioni”, deklaroi ai.

Qalaj bëri të ditur se këtij komisioni do t’i përfundojë mandati më 6 prill, për çka tha se do të kërkojnë nga Kuvendi që i njëjti t’i vazhdohet edhe më tej.

E deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili tha se ministria  e ka për obligim që me një të tretën e nënshkrimeve të këtij komisioni t’i sjellë dokumentet. “Nëse nuk i dërgon, ka përgjegjësi penale. Kemi tentuar me ju bind edhe ju me na u bashkëngjit me një kërkesë racionale. Diskutimi nuk ka qenë korrekt. Keni ardhur këtu të paragjykoni. Kështu që unë kam vendos ta bëjë kërkesën me një të tretën dhe unë nuk tërhiqem sepse ligji ma lejon. Unë jam duke e përfunduar listën e këtyre dokumenteve dhe në fund të mbledhjes do të kërkojë nënshkrimet”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Murati: Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona

MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli

Instituti Albanologjik: MASHTI po imponon konkurs jo ligjor për drejtor

Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim

Kosova Times March 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndalimi i produkteve serbe, moment i mirë për prodhuesit vendorë

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Chollet flet me Kurtin: I kërkova që ta pranojë propozimin europian
ShBA-ja miraton ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, tani për tani
Miniera ngjall frikë për katastrofë ekologjike në rajonin e Strumicës
Maloku: Kryeministër dhe Presidente, jeni të rrethuar me këshilltar miop!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?