By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujton viktimat e Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujton viktimat e Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë
Lajme

Kurti përkujton viktimat e Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 12:43 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

“Në këtë përvjetor të 25-të, kemi ardhur në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë në Masakrën e Tregut të gjelbër në vitin 1999. Teksa shprehim dhembjen dhe nderimin tonë për jetët e humbura, theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë theksoi se është detyrë e jona që të mos e harrojmë kurrë të kaluarën e errët dhe të punojmë për Republikën tonë demokratike, ku parimet kryesore janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe drejtësia.

“Granata supozohet që është shkrepur nga një objekt ushtarak ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99. Aty sot qëndron Kampi i Policisë së Republikës së Kosovës, që bartë emrin e heroit Enver Zymeri, e që garanton sigurinë, si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, theksoi Kurti.

Në këtë ditë të kujtimit, shton ai, s’ka si të mos na vije në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995, tha Kryeministri, duke shtuar se këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë.

Së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, si dhe deputetë të Kuvendit, kryeministri Kurti vendosi lule para pllakës përkujtimore të kësaj masakre.

Më 13 mars 1999, në masakrën e Tregut të gjelbër në Mitrovicë, me hedhje granatash nga forcat serbe janë vrarë shtatë civilë: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977); si dhe janë plagosur 128 të tjerë, shumë prej të cilëve mbetën invalidë.

Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një masakër që Ukraina nuk e mban mend: të paktën 48 të vdekur

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
KQZ shtynë afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta
Ish-komandanti i NATO-s në Evropë paralajmëron për kolapsin e aleancës lidhur me qëndrimin e Trump për Ukrainën
Vuçiq: Serbia mbështet integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së, përfshirë Ukrainën
Lukaku rikthehet të Chelsea?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?