Marshi protestues i mbrëmjes kundër emigrantëve të paligjshëm zgjati dy orë dhe u zhvillua në lagjen “Ovça Kupell” të kryeqytetit. Qindra persona të organizuar në rrjetet sociale u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre nën sloganin “Ovça Kupell pa frikë dhe dhunë”. Prezenca e policisë në zonë ishte jashtëzakonisht e fortë. Të pranishmit ishin të bindur se ka incidente me emigrantë pothuajse çdo ditë në lagje.
Qytetarët e pakënaqur bënë katër kërkesa: zhvendosja e qendrës së refugjatëve, prania e vazhdueshme e policisë në zonë, respektimi i orëve të mbrëmjes në qendrën e emigrantëve dhe ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës të vëzhgimit me video. “Ata po shëtisin. Ngacmojnë fëmijët, ngacmojnë gratë. Duhet të ketë një lloj kontrolli mbi ta”, tha një pjesëmarrëse në protestë për BNR.