By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet themelimi i Ndërmarrjes Publike Korporata e Ruajtjes së Energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet themelimi i Ndërmarrjes Publike Korporata e Ruajtjes së Energjisë
Lajme

Miratohet themelimi i Ndërmarrjes Publike Korporata e Ruajtjes së Energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 7:59 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, “Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE) Sh.A.

Kjo ndërmarrje do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125 megavatë të kapacitetit të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri të cilat po i ndërtohen përmes Programit Kompakt mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236 milionë dollarësh.

Themelimi i kësaj ndërmarrje është një hap i rëndësishëm drejt hyrjes në fuqi të Programit Kompakt në një periudhë rekord prej 18 muajsh, ashtu siç është parashikuar nga fillimi.

Ndërmarrja e re publike, “Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE) do funksionojë si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Republikën e Kosovës, dhe përgjatë 5 viteve të fazës së zhvillimit dhe ndërtimit do të financohet nga Programi Kompakt.

Ndërmarrja KRE do të ofrojë shërbime si:

– Arbitrazhi i energjisë (ruajtjen e tepricave të energjisë së natës kryesisht nga KEK, dhe përdorimin e tyre në orët e ngarkesës së lartë), e që paraqet një optimizim shumë të dobishëm të kostove;

– Balancimi i sistemit energjetik;

– Ndërtimi dhe operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë;

– Tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon;

– Modelimi përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit si dhe

– Shërbime të tjera të rrjetit.

”Shërbimet të cilat do të ofrojë KRE, janë të nevojshme për një sistem të energjisë së balancuar mirë e që ofron shërbim të pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarët e bizneset e vendit. E për të zhvilluar sistemin tonë energjetik edhe më tej, këto shërbime janë të domosdoshme edhe për integrimin në rrjet të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë në modelin e biznesit ka paraparë misionin, veprimtarinë dhe asetet, analizën e tregut dhe analizën operacionale, planin financiar, skemën organizative të ndërmarrjes, pra parasheh që ndërmarrja do të jetë e vetqëndrueshme që nga viti i parë i vënies në punë të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri, duke marr parasysh nevojën e madhe të vendit tonë por edhe të rajonit për këtë lloj shërbimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Dita e zgjedhjeve, një provim serioz për demokracinë dhe lidershipin e shtetit të Kosovës
Horoskopi ditor për 23 Janar 2024!
6 fakultete të UP-së kontribuuan në projektin për restaurimin e TKK-së
Dëshmia që zbërtheu vrasjen në Shëngjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?