By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Kosova është dëshmuar si partner i besueshëm krah aleatëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Kosova është dëshmuar si partner i besueshëm krah aleatëve
Lajme

Gërvalla: Kosova është dëshmuar si partner i besueshëm krah aleatëve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 12:05 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në NATO ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.

Vizitën në selinë e NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e përmbylli me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s,  të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Gjurgjjiq.

“Gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pa rezervë të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.

“Republika e Kosovës është dëshmuar në vazhdimësi si një partner i besueshëm dhe i rreshtuar krah aleatëve dhe partnerëve në NATO dhe Bashkimin Evropian, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, ka theksuar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tutje ka informuar përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Në këtë takim të përbashkët Ministrja Gërvalla shoqërohej nga Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasadori  Astrit Zemaj  dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkimin Evropian, Agron Bajrami.

You Might Also Like

Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike

Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor

‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Ndalohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Publikoi përmbajtje kërcënuese ndaj një polici, arrestohet i dyshuari

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Mbi 40 mijë të zhvendosur si pasojë e vërshimeve në Libi
Haxhiu: Po presim, vendimin e Kushtetueses për komisionin e fshehtë
Rusia lëshoi ​​mbi njëqind drone në Ukrainë, ka të plagosur
Çfarë masash priten nga GjND-ja në rastin kundër Izraelit për gjenocid?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?