By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: VV lëshon seancën ku po diskutohet për kontratat njëburimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > VV lëshon seancën ku po diskutohet për kontratat njëburimore
Lajme

VV lëshon seancën ku po diskutohet për kontratat njëburimore

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 2:42 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

(E plotësuar, ora 12:25) Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë braktisur sallën e Kuvendit ku po diskutohet për çështjen e kontratave njëburimore.

Deri te ky veprim i deputetëve të partisë në pushtet ka ardhur pas përplasjeve verbale me deputetët e opozitës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se grupi i saj ka vendosur që të lëshojë sallën e Kuvendit në seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore, pasi sipas saj seanca e ka humbur kuptimin dhe ka kaluar në sharje e ofendime. Ajo duke iu drejtuar opozitës tha se nëse kanë fakte për hajni ato le t’i dërgojnë në organet përgjegjëse.

E përplasja nisi mes shefave të grupeve parlamentare të LVV-së dhe LDK-së.

Mimoza Kusari-Lila i ka pyetur partitë opozitare nëse e kanë lexuar kërkesën për thirrje të seancës para se ta nënshkruajnë. E Arben Gashi duke iu kundërpërgjigjur ka thënë se “ajo po mundohet të bërtasë, por faktet po bërtasin më shumë”.

“Ne e kemi ftuar qeverinë në seancë për kontratat njëburimore që i ka dhënë qeveria dhe institucionet që derivojnë nga ajo. Interesi ynë si thirrës të kësaj seance është të diskutohet për ato 1805 kontratat. Ideja e thirrjes së seancës është shqyrtimi i projektrezolutës që ka të bëjë me tenderët njëburimor të dhënë nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë Gashi.

Ndaj këtij deklarimi ka replikuar Kusari Lila, e cila tha se “është e vërtetë që faktet flasin shumë më fortë”.

“Kur me flet për formën e qeverisjes nisu prej shtëpisë tënde. Kampion në kontratat njëburimore është qeveria e vitit 2008 dhe pason ajo e vitit 2015”, ka thënë shefja e GP të LVV-së.

Hetim mbi tenderët ka kërkuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Aliu: Seanca është dashur të ftohet për dikë tjetër, jo për mua

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën e sotme, ku po trajtohet çështja e tenderëve njëburimor, tha se diskutimi këtu për këtë çështje është i pakuptimtë, derisa shtroi pyetjen se pse po i drejtohen vetëm atij për këtë çështje.

Lidhur me këtë, ministri Aliu propozoi që të bëhet një seancë tjetër në të cilën do të ishin prezentë edhe ministra të tjerë.

Ai iu drejtua deputetes nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka iniciuar këtë seancë, duke shtuar se në këtë seancë është dashur të thirret dikush tjetër.

“Deputetja që e ka thirrur seancën e filloi dhe e përfundoi e përmendi njëherë Ministrinë e Infrastrukturës dhe tha 10 milionë që të mund të arsyetojë pse më kanë thirrur mua. Në dy shtylla është arsyetuar thirrja e seancës, nënshkrimi i kontratave burimore për 2021 dhe për 2023. Është dashur të thirret dikush tjetër, por më keni thirrur mua. Pse ma drejtoni seancën mua”, ka shtuar ministri Aliu.

Nga opozita kanë kritikuar ekzekutivin se ka abuzuar me paranë publike duke lidhur kontrata njëburimore.

Tahiri i AAK-së: Kontratat njëburimore janë mjeti më i mirë për dëmtimin e konkurrencës së lirë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se diskutimi për çështjen e kontratave njëburimore do të mund të sjellë dobi në menaxhimin më të mirë të institucioneve publike.

“Prokurimi publik ka për qëllim të sigurojë në mënyrë efikase e transparente shfrytëzimin e parave të taksapaguesve tanë të cilët kërkojnë investime kapitale përmes organeve kontraktuese”, tha Tahiri.

Sipas tij, kontratat njëburimore edhe pse janë të lejuara me ligj në secilin vlerësim vendor e ndërkombëtar të Zyrës së Auditorit, tregojnë se janë mjeti më i mirë për dëmtimin e konkurrencës së lirë, për korrupsion e për faktorizim nga sektori publik në sektorin privat.

Tahiri i PDK-së: Ka arsye për krijimin e një Komisioni hetimor parlamentar

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në seancën e sotme, në të cilën po trajtohet çështja e tenderëve njëburimor, tha se ka arsye të mjaftueshme që ta nisim një Komision Hetimor për ta bërë një hetim parlamentar mbi këto kontrata.

“Nëse shihen kontratat njëburimore të autoriteteve kontraktuese, si grup parlamentar në hulumtimin e bërë, në 7 institucione vlera totale del rreth 153 milionë në 220 kontrata”, tha ai.

Sipas Tahirit institucioni që prin në këto kontrata është ai i Korporatës Energjetike e Kosovës.

“Përkundër faktit që në treg ka kompani të shumta, organizata kontraktuese zgjedh të punojë me njërin prej tyre, pa u dhënë mundësi të tjerëve. Ku e di ministri ose kryeshefi ekzekutiv se një kompani është më e mira. Autoriteti kontraktues zgjedh të punojë drejtpërdrejt me një operator ekonomik dhe diskriminon të tjerët, sepse e njehë atë, sepse përfiton diçka nga ai. Kontratat me negocim të drejtpërdrejt edhe pse të lejuara, gjatë këtij mandati po dalin të jenë metodë për abuzim me paranë publike. Ato mund të lidhen vetëm në situata të veçanta”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Vetëvendosje tha se nuk kishte nevojë për këtë seancë të jashtëzakonshme, meqë raporti është publik që 10 muaj. Deputetja e VV-së, Arta Baraliu, tha se janë procedurat se kur institucionet e Kosovës mund të përdorin ato për të lidhur kontratat njëburimore.

“Ky raport është publikuar dhe është votuar në Komision me 27 shkurt të këtij viti që të vijë si pikë për diskutim në seancë të rregullt. Dua ta pyes deputeten Bajrami, a ka qenë vërtetë e nevojshme thirrja e kësaj seance të jashtëzakonshme. Ka 10 muaj qe raporti është publik dhe tani po e trajtojmë në seancë të jashtëzakonshme. E keni hallin te kauzat false që po mundoheni t’i ndërtoni”, ka thënë ajo.

“Përkundër faktit që në treg ka kompani të shumta, organizata kontraktuese zgjedh të punojë me njërin prej tyre, pa u dhënë mundësi të tjerëve. Ku e di ministri ose kryeshefi ekzekutiv se një kompani është më e mira. Autoriteti kontraktues zgjedh të punojë drejtpërdrejt me një operator ekonomik dhe diskriminon të tjerët, sepse e njehë atë, sepse përfiton diçka nga ai. Kontratat me negocim të drejtpërdrejt edhe pse të lejuara, gjatë këtij mandati po dalin të jenë metodë për abuzim me paranë publike. Ato mund të lidhen vetëm në situata të veçanta”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e VV-së, Arta Baraliu, tha se janë procedurat se kur institucionet e Kosovës mund të përdorin ato për të lidhur kontratat njëburimore.

You Might Also Like

Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hulumtim i REL-it: Rusët e lidhur me Kremlinin të punësuar në OSBE

Kosova Times Kosova Times November 29, 2023
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje për rikuperimin e reparacioneve nga Rusia në Ukrainë
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi mungesën e 100 mijë punonjësve të policisë
AKB: Mbi 1600 biznese u mbyllën në vitin 2023 në Kosovë
Abdixhiku: Liria erdhi siç e kishim besuar të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?