By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Është obligim ta ruajmë partneritetin me SHBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Është obligim ta ruajmë partneritetin me SHBA-në
Lajme

Abdixhiku: Është obligim ta ruajmë partneritetin me SHBA-në

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 2:39 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatin kryesor, SHBA-në, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sipas tij kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë.

Një koment të tillë i pari i LDK-së e bëri sot një deklarim për media në Kuvendin e Kosovës, pas takimit të mbrëmshëm me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së. Për ta thënë më thjesht, na u tha qartë dhe zëshëm se ato nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot. Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Republikës Kosovës. Por, është obligim i gjithë nesh që të ruajmë dhe kultivojmë këto relacione sepse janë të domosdoshme, janë të pa zëvendësueshme dhe në momentet të krizave të tanishme dhe të ardhme janë ekzistenciale për fatin e Republikës së Kosovës dhe vetë sovranitetin tonë”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për përplasje të tilla me aleatët, derisa tha se nuk duhet që kjo të bëhet pjesë e betejave të përditshme politike në vend.

“Kemi nevojë për maturi, kemi nevojë që orientimin tonë euroatlantik të mos e vëmë në tavolinë të betejave të përditshme politike, për poena momental, por të mendojmë pak më gjatë e më kombëtarisht për Republikën e Kosovës”, ka shtuar Abdixhiku.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e pronave për Manastirin e Deçanit, i pari i LDK-së ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe janë të zbatueshme, por ka akuzuar kryeministrin se “ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet”. Por, sipas tij, pas ardhjes në pushtet “Kurti e ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë”.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Streha e llamarinës, `mollë sherri` mes fqinjëve në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Kurti: Dënim maksimal për autorët e krimit ndaj Liridonës
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Të respektohen vendimet e partisë!
Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, moment historik në udhëtimin drejt lirisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?