By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Nuk ka dorëzim, KM mbetet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vuçiq: Nuk ka dorëzim, KM mbetet
Lajme

Vuçiq: Nuk ka dorëzim, KM mbetet

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 12:35 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

“Nuk ka dorëzim. KM mbetet”.

Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa paralajmëroi “rezistencë të popullatës serbe” në rast se Kosova nuk lejon lëvizjen e automjeteve me targa KM (Kosovska Mitrovica), të lëshuara nga autoritetet serbe.

Ai e bëri këtë deklaratë të enjten pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë dhe takimit me përfaqësuesit e partisë kryesore serbe në Kosovë, Lista Serbe.

“Plani i tyre (i Kosovës) është që ato vetura të lëshojnë (Kosovën) duke moslejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”, tha ai.

“Ajo me siguri do të hasë në rezistencën demokratike nga populli serb dhe shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullit të saj”, tha Vuçiq.

Ai tha se “ne jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet, por ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Ne i kemi njoftuar për këtë, nuk do të hyj në detaje”.

Presidenti i Serbisë përsëriti se i pranojnë targat neutrale ndaj statusit – KS, por se, sipas tij, pala kosovare nuk dëshiron të dëgjojë për to.

Targat me akronime serbe për qytetet e Kosovës – sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme – konsiderohen ilegale nga Qeveria e Kosovës. Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se makinat me targat që i lëshon Serbia – që përmbajnë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, PR, PZ, GL etj. – do të konsiderohen të paregjistruara pas 31 tetorit.

Nga kjo ministri kanë shtuar se pronarët e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës, e as ta kalojnë kufirin pas 31 tetorit.

Ndërsa, ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë thënë më 21 tetor se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Sipas Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashihej që të përdoreshin targat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (targa me status neutral). Kjo ishte paraparë të ishte masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare.

Kosova dhe Serbia më 2016 u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, që nënkupton se vlefshmëria e tyre skadoi në 2021.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është diskutuar edhe për planin franko-gjerman për Kosovën, plan ky i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht. Siç është raportuar dhe komentuar në Kosovë dhe Serbi, Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Serbët e zhvendosur nga Kosova bllokojnë kalimin në Merdare

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
106 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Shefi i NATO-s: Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë
Qeveria pret zbatimin e vendimit për tokën e Manastirit të Deçanit
ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?