By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra të vrarë gjatë një sulmi në një tempull në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra të vrarë gjatë një sulmi në një tempull në Iran
Rajon / Botë

Dhjetëra të vrarë gjatë një sulmi në një tempull në Iran

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 12:40 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz, ka njoftuar agjencia e shtetërore e lajmeve iraniane Irna.

Sipas raportimeve, tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj pelegrinëve dhe stafit në hyrje të këtij tempulli të myslimanëve shiitë, dhe policia ka arrestuar dy persona.

Ndërkaq, shefi lokal i gjyqësorit tha se “vetëm një terrorist” ishte përfshirë në sulm.

Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Media shtetërore pretendoi se “terroristët takfirë” – një term i përdorur nga Teherani për militantët myslimanë sunitë, sikurse anëtarët e IS-it – ishin përgjegjës.

Irani raportoi se dy fëmijë dhe një grua ishin në mesin e të vrarëve.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u zotua për përgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj sulmit.

“Ky krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar dhe forcat e sigurisë do t’iu përgjigjen atyre që e kanë planifikuar dhe kryer sulmin”, tha Raisi.

Në mauzoleumin ku u krye sulmi gjenden varret e dy prej shtatë djemve të imamit shiit, Musa al-Kadhim, dhe po ashtu të djemve të imamit Ali a-Rida.

Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmet që kanë për cak ndërtesat fetare “janë veçanërisht të tmerrshme”.

Në prill, dy klerikë shiitë u vranë në një sulm me thikë në një tempull shiit në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit.

Sulmuesi, që sipas zyrtarëve ishte një burrë me prejardhje uzbeke nga Afganistani dhe që kishte pikëpamje radikale sunite, u dënua me varje në qershor.

Motivi për sulmin nuk u bë publik, por Ministria e Brendshme atëbotë tha se sulmi ishte “sulm terrorist” dhe fajësoi “takfirët” për të.

IS-i ka kryer sulme të mëdha më herët në Iran. Më 2017, ky grup militant ishte përgjegjës për dy sulme vdekjeprurëse me bombë që shënjestruan ndërtesën e Parlamentit dhe varrin e themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Khomeini.

You Might Also Like

14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë

Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit

Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë

BBC: Vritet djali i Muammar Gaddafit, Saif al-Islam Gaddafi

Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrja zvicerane ka frikë nga një kolaps financiar: “Shikoni Amerikën, është një bombë me sahat”

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Përfaqësues të komandës së NATO-s kanë vizituar Deçanin
Osmani-Scholz: Diskutim i rëndësishëm lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës
Haradinaj: AAK alternativa më serioze politike për bashkatdhetarët
Vogue zbuloi një vend në Kroaci më mirë se Toskana
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?