By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 9, 2025
Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë
June 9, 2025
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja thotë se shqetësimet për lidhjet e Hungarisë me Rusinë “s’mund të injorohen”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja thotë se shqetësimet për lidhjet e Hungarisë me Rusinë “s’mund të injorohen”
Rajon / Botë

ShBA-ja thotë se shqetësimet për lidhjet e Hungarisë me Rusinë “s’mund të injorohen”

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 11:20 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Hungari paralajmëroi Budapestin lidhur me zgjerimin e raporteve të tij me Rusinë dhe ngriti “shqetësime legjitime të sigurisë” gjatë fjalimit të tij në 25-vjetorin e anëtarësimit të Hungarisë në NATO.

Ambasadori David Pressman tha se përderisa Hungaria është një mike e kamotshme dhe aleate, shteti ka bërë gjëra që minojnë besimin dhe miqësinë dhe shqetësimet që ai ndan me aleatët e Hungarisë në NATO “nuk mund të injorohen”.

Shqetësimet kanë në qendër Qeverinë që “e cilëson dhe e trajton SHBA-në si ‘kundërshtare’, ndërkaq bën zgjedhje politike që e izolojnë gjithnjë e më shumë nga miqtë dhe aleatët e saj”, tha Pressman gjatë ngjarjes së organizuar nga ambasada amerikane.

ShBA-ja “nuk mund të injorojë pretendimin e kryetarit të Parlamentit të Hungarisë se lufta [e presidentit rus, Vladimir] Putin në Ukrainë është në fakt luftë ‘e udhëhequr nga ShBA-ja’”, tha Pressman. “Ne nuk mund ta kuptojmë e as ta pranojmë që kryeministri e identifikon ShBA-në si ‘kundërshtaren kryesore’ të Hungarisë”.

Pressman shtoi se aleatët e Hungarisë po paralajmërojnë për rreziqet e “raporteve të ngushta dhe të zgjeruara të Hungarisë me Rusinë” dhe nëse ky është vendim politik i Hungarisë, “ne duhet të vendosim se si do të mbrojmë më së miri interesat tona të sigurisë, që do të duhet të jenë interesat tona të përbashkëta të sigurisë si aleatë”.

Qeveritë perëndimore kanë shprehur pakënaqësi lidhur me raportet e ngushta të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, me Moskën pavarësisht nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Raportet mes Budapestit dhe Uashingtonit u përkeqësuan pas vonesave të shkaktuara nga Hungaria për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO.

Ambasadori Pressman tha se Hungaria haptazi i ka bërë thirrje SHBA-së dhe aleatëve të tjerë që të ndalin dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të detyruar palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi dhe të zhvillojnë bisedime të paqes.

“Edhe ShBA-ja do paqe. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por, propozimi hungarez nuk përkon me realitetin”, tha ai.

Ambasadori amerikan po ashtu përmendi shtypjen e mediave dhe gazetarëve të pavarur. Ai tha se ShBA-ja kërkon dialog me Qeverinë hungareze dhe dëshiron raporte të bazuara “në vlera demokratike, sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin”.

Udhëheqja amerikane është e vendosur se dëshiron të përmirësojë raportet, tha Pressman, por Qeveria hungareze ende nuk ka shprehur një synim të tillë.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Shëndetësi

Shqipëri, sëmundjet tumorale dhe dobësitë e sistemit shëndetësor në trajtimin e tyre

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
Kurti: Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës
Kosova ekstradon në ShBA një të dyshuar për vrasje në Bronks më 2006
PSG pa Mbappe-n mposht Lillen, Zhegrova titullar
Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?