By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës
January 11, 2026
Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
January 11, 2026
Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nxënësit mbajnë mësim online, shkak objekti i shkollës i pasigurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nxënësit mbajnë mësim online, shkak objekti i shkollës i pasigurt
Lajme

Nxënësit mbajnë mësim online, shkak objekti i shkollës i pasigurt

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 12:24 AM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Në shkollën “Ismail Qemali”, në Mitrovicë, është rikthyer mësimi online ngase nxënësit po ndjehen të pasigurt nga kushtet e rënda brenda shkollës.

Ndonëse shkolla është përuruar vetëm katër vjet më parë, asaj i ka rënë çatia për 7 cm. Ajo që duhet theksuar është se në momentin e përurimit nuk ishte bërë ende pranimi teknik.

Në shkollën “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, nxënësit nuk mund t’i vijojnë mësimet nga sot. Klasat janë të zbrazëta e shkas u bë infrastruktura e objektit e cila po i rrezikon.

Nga jashtë duket e kompletuar, por nga brenda objekti i kësaj shkolle është në gjendje të rëndë. Ka vetëm katër vite e gjysmë që është përuruar, por RTK ka mësuar se që nga ditët e para janë paraqitur probleme.

Kjo është gjendja e mureve në pothuajse çdo klasë por edhe në hapësirat e korridoreve.

Ujë rrjedh gjithandej edhe në afërsi të hapësirave ku ka kontakt me energjinë elektrike. Salla ku mbahen orët e edukatës fizike është mbushur me ujë nga çatia, e që është jofunksionale në ditët kur bie shi.

E nga jashtë çatia është në gjendje të rëndë, krejtësisht e pasigurt, ndërsa punëtorët e kësaj shkolle detyrohen të gjejnë mënyra për ta hequr ujin që mbetet aty.

“Problemet e shumta Infrastrukturore numëroren në objektin e kësaj shkolle që rrezikon jetën e 800 nxënësve, mirëpo problem më sfidues është çatia e cila ka rënë për 7 cm nën nivelin e duhur, sipas matjeve të KFOR-it.

Gjendja e objektit të shkollës ‘Ismail Qemali’, në Mitrovicë, po e rrezikon jetën e mbi 800 nxënëseve, prandaj procesi mësimor ka vazhduar online.

“KFOR-i ka ardhë të bëjë një intervenim në kulmin e prej fillimit në 2019-të kur kemi hy kur kanë fillua reshjet ka fillua me pikë veçanërisht në sallën e dukatës fizike dhe në atelienë këtu në hyrje, kur janë ardhë e kanë konstatua që është rrezik salla dhe hyrja, por i kanë parë edhe disa plasaritje që na kanë preferua mos të rrimë në objekt”, tha Mustafa Kajtazi, arsimtar i gjeografisë.

Ndryshe kjo shkollë nuk është pranuar teknikisht në kohën kur kanë mbaruar punimet dhe akoma është pa pranim teknik.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se kanë formuar një komision për verifikim e gjendjes faktike të objektit të shkollës ‘Isamil Qemaili’, derisa bëjnë të ditur se kjo drejtori e ka njoftuar MAShT-in për të kërkuar informata shtesë, sepse sipas tyre ky objekt është projektuar, financuar, ndërtuar dhe menaxhuar nga MAShTI.

You Might Also Like

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Policia godet bixhozin e paligjshëm në Skenderaj, një i arrestuar

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde: Gjermania, partneri më i madh i Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 26, 2025
Reagimet pas rënies së Bashar al-Assad
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
Kreut të “Memorial” iu rekomandua të refuzonte çmimin Nobel
Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?