By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin
September 4, 2025
Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive
September 4, 2025
Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik
September 4, 2025
Hungaria injoron vendimet, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president
September 4, 2025
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komandanti i KFOR-it, Ulutas, mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komandanti i KFOR-it, Ulutas, mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit
Lajme

Komandanti i KFOR-it, Ulutas, mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 12:27 AM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përshëndeti të enjten vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.

“Mirëpresim vendimin e institucioneve të Kosovës i cili njeh pronësinë e Manastirit të Decanit mbi disa hektarë tokë. Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është udhëzuar të zbatojë këtë vendim”, tha ai duke shtuar se “njësitë tona të KFOR-it, që janë të angazhuara për mbrojtjen e kësaj zone fetare do të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme, në përputhje me bashkëpunimin e gjatë e të mirëvendosur me autoritetet lokale fetare”.

Më herët gjatë ditës edhe shtetet e QUINT-it mirëpritën këtë vendim duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve të Kosovës në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

Zbatimi i vendimit me të cilin manastirit mesjetar, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

You Might Also Like

Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin

Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive

Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Inter kalon në finale të Superkupës së Italis

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Hill: Edhe unë po pyes pse nuk është formuar ende Asociacioni
Lajçaku njofton diplomatin polak për zhvillimet në dialog
Dështon edhe përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Ramadani: E kemi studiuar Spanjën dhe do t’i bëjmë shqiptarët të gëzohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?