By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Strategjia e Arsimit 2022-2026, dokumenti kryesor për zhvillimin e arsimit në vendin tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Strategjia e Arsimit 2022-2026, dokumenti kryesor për zhvillimin e arsimit në vendin tonë
Lajme

Kurti: Strategjia e Arsimit 2022-2026, dokumenti kryesor për zhvillimin e arsimit në vendin tonë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 2:48 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Jemi bashkë në angazhim e bashkëpunim, për jetësimin e objektivave të kësaj strategjie, me përgjegjësinë më të lartë ndaj atdheut, ndaj fëmijëve dhe të rinjve tanë, që t’u mundësojmë atyre arsimim e zhvillim cilësor, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kuti, në lansimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, që u lansua sot me një ceremoni të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kjo strategji është dokumenti kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në vendin tonë, në pesë objektiva strategjike, për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, shtoi ai.

Edukimi në fëmijërinë e hershme; ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar; harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës; cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë; si dhe përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital;  janë shtyllat kryesore, për zhvillimin tonë të gjithmbarshëm, tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se arsimi cilësor është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, andaj Qeveria do të vazhdojë me investimet në këtë fushë.

Për këtë Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1 mijë kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit. Digjitalizimi është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat, sigurisht në administratë, sigurisht në shëndetësi, sigurisht në industri, por posaçërisht në arsim. Për vitin akademik 2021/2022 i kemi ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, tha ai.

Kryeministri ritheksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të fokusuara e të angazhuara për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të vegjlit e të rinjtë tanë, vajzat e djemtë, për të tashmen, por edhe për të ardhmen e tyre, të shoqërisë e shtetit tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Rama: Ambienti i pastër, mision që po përmbush kryeqyteti
Raportet thonë se trupat e Koresë së Veriut janë tërhequr pas humbjeve të rënda në Kursk
Bordi i RTK-së emëron Hysen Hundozin u.d. Drejtor të Përgjithshëm
Khamenei zotohet se do të ketë përgjigje për sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?