By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli mohon se ka shtënë drejt palestinezëve që po prisnin për ndihma
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli mohon se ka shtënë drejt palestinezëve që po prisnin për ndihma
Rajon / Botë

Izraeli mohon se ka shtënë drejt palestinezëve që po prisnin për ndihma

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 4:34 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kamionët me ndihma në veri të Rripit të Gazës, duke mohuar se ushtarët e saj qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, gjatë incidentit të së enjtes u vranë 21 persona.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në fund të shkurtit kur dhjetëra palestinezë u vranë teksa po prisnin për kamionët e mbushur me ushqime në pjesën veriore të Gazës, zonë që ka mungesë të madhe të ndihmave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon që nga 7 tetori.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi fajësoi Izraelin për vdekjet në veri të Gazës të enjten. Më 15 mars, ushtria izraelite tha se ka kryer hetimet fillestare dhe ka ardhur në përfundim se trupat e saj nuk kanë shtënë drejt palestinezëve.

“Sipas rishikimit tonë, nuk ka pasur të shtëna drejt civilëve në Gazë apo ndaj autokolonës së ndihmës nga forcat tokësore, tanket apo zjarr nga sulmet ajrore”, tha ushtria izraelite, duke thënë se drejt civilëve kanë shtënë palestinezët e armatosur.

Luftimet në Gazë kanë detyruar banorët e Gazës të shpërngulen nga shtëpitë e tyre dhe sipas Kombeve të Bashkuara ata po përballen me uri.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga qeveritë e huaja dhe agjencitë e ndihmës se ka penguar furnizimet me ushqim dhe produkte të tjera për 2.3 milionë banorët në Rripin e Gazës.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulme në jug të Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 31.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca e takon ambasadorin zviceran, e falënderon për mbështetjen në të gjitha proceset e shtetndërtimit

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Rusia ashpërson dënimin për dezertorët
Ushtria ukrainase: Rusët në Bahmut kanë rënë në grackë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?