By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rizvanolli: Sivjet nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Rizvanolli: Sivjet nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë
Financa

Rizvanolli: Sivjet nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 7:07 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se qytetarët e vendit nuk pritet të preken sivjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi në periudhën që ZRrE-ja është duke e trajtuar çështjen e tarifave të energjisë elektrike, por me siguri që rritje nuk do të ketë. Sa do të jenë tarifat mbesim të shohim nga ZRrE-ja”, ka theksuar Rizvanolli në magazinën “Info Plus” në RTK.

Ajo ka thënë se në bazë të analizave dhe situatës aktuale Kosova nuk pritet të ketë ndonjë problem me furnizim me energji, por ka thënë se kjo nuk do të thotë që të mos jemi të kujdesshëm në këtë drejtim, ngase sipas saj përderisa ka konflikte në botë, veçmas në vende të cilat janë të ndërlidhura me prodhimin e energjisë, gjithmonë ekziston një paparashikueshmëri.

“Nevoja për të rritur efiçenicën e energjisë dhe për ta kursyer energjinë gjithmonë ekziston. Gjatë dy viteve të fundit ne e kemi mbajtur gjendjen stabile dhe nuk ka pasur rritje të kërkesës për energji në amvisëri”, ka thënë ajo.

Sa i përket deklaratave të mëparshme të kryeministrit Kurti, kur ai ishte në opozitë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, ministrja ka thënë se ajo deklaratë është e vitit 2016, që ka qenë një kontest krejt tjetër dhe është thënë në kontest tjetër, ndërsa situata në ndërkohë ka ndryshuar diametrelisht.

“Megjithatë përkundër krizës energjetike në botë ne kemi arritur t’i mbajmë tarifat më të ulëta edhe pas rritjes së çmimit, jo vetëm në krahasim me vendet e Evropës, por edhe me ato të rajonit”, ka shtuar Rizvanolli.

Rizvanolli: Pagesa e rrymës në veri, problem i trashëguar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagesën e energjisë në veri, e cila nxori aktvendim lidhur me kompensimin e qytetarëve në vlerë mbi 40 milionë euro që iu faturua rryma e shpenzuar në veri. Ajo tha se edhe kjo çështje si shumë të tjera janë të trashëguara nga e kaluara dhe se është zgjidhur.

Megjithatë, ajo tha se janë në pritje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si institucion përgjegjës, që të marrë vendimin në përputhje me aktvendimin e Kushtetueses.

“Jemi në pritje të ZRrE-së që të marrë vendim dhe të na japë sqarime lidhur me mënyrën e zbatimit të tij, kjo për faktin sepse ka kompleksitete teknike të cilat duhet të sqarohen dhe të zgjidhen para zbatimit”, tha ministrja Rizvanolli.

Tutje, sipas saj, mos pagesa e rrymës nga konsumatorët në veri ka qenë një padrejtësi dhe një barrë e madhe financiare që u është ngarkuar qytetarëve të tjerë.

Prandaj, siç tha ajo, për hirë të ruajtjes së sovranitetit është mbuluar kjo kosto.

“Për hirë të ruajtjes së sovranitetit, kjo kosto është mbuluar  nga ne të tjerët. Kjo nuk është e drejtë. Edhe kjo është ndër çështjet e tjera që janë trashëguar e që janë problematike. Por edhe këtë çështje të trashëguar të kaluarës do ta zgjidhim, të gjitha institucionet e vendit së bashku. Tashmë kjo çështje është e zgjidhur”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo tha se çështja e pagesës së rrymës në veri tashmë është e kryer.

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Vogue zbuloi një vend në Kroaci më mirë se Toskana

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Ministrja gjermane në Tiranë, kërkesë Kosovës e Serbisë t`i ulin tensionet
A do të ndalohet TikTok-u në Kosovë?
Kryesuesja e seancës së KS të OKB-së godet me grusht në tavolinë për shkak të Vuçiqit (Video)
Policia shqiptoi 1746 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?