By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autoriteti i konkurrencës fillon hetimet ndaj dy ndërmarrjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Autoriteti i konkurrencës fillon hetimet ndaj dy ndërmarrjeve
Financa

Autoriteti i konkurrencës fillon hetimet ndaj dy ndërmarrjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 8:39 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), në bazë të Konkluzionit të Sekretariatit të AKRK-së, ka filluar procedurën hetimore sipas detyrës zyrtare (ex officio) ndaj ndërmarrjes “Elektra” me emër tregtar “Elektra” Telkos SH.P.K dhe “AE Holding” L.L.C., me emër tregtar Telkos.

Sipas njoftimit të AKRK-së, hetimet ndaj ndërmarrjes “Elektra” kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e njëjta ka realizuar shitblerjen e aksioneve të ndërmarrjes “Fiberlink SH.P.K”, kurse  ndërmarrja “AE Holding” ka realizuar shitblerjen e aksioneve “Kumanova Cable SH.P.K”, pa e paraqitur fare kërkesën për lejimin e përqendrimit në Autoritetin e Konkurrencës.

“Vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë më datë 13.03.2024, në mbledhjen e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës. AKRK, njofton se ka filluar monitorimin e tregut, duke u bazuar në shkrimet e botuara në mediat elektronike, rrjete sociale lidhur me dyshimet për transaksionet e realizuara, rrjedhimisht blerjes së aksioneve apo fitimit të kontrollit mbi ndërmarrjet tjera në tregun përkatës, për të cilat  dyshohet se përmbushin detyrimin për paraqitje të Njoftimit të Përqendrimit”, thuhet në njoftimin e AKRK-së.

Tutje ky institucion ka thënë se në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ndërmarrjet janë të obliguara që çdo realizim të përqendrimit të ndërmarrjeve, pjesëmarrësit e përqendrimit janë të detyruara ta njoftojnë autoritetin, kur të plotësohen kushtet e përcaktuara.

“Shprehimisht ndalohen përqendrimet që mund të shtrembërojnë ndjeshëm konkurrencën, veçanërisht nëse përqendrimi ka si pasojë krijimin ose forcimin e pozitës dominuese, që nënkupton se lëndët e caktuara duhet t’i nënshtrohen paraprakisht vlerësimit të Autoritetit të Konkurrencës. Autoriteti njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e këtyre ndërmarrjeve, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët”, thuhet tutje në njoftimin e AKRK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Europiani U19, Shqipëria mëson kundërshtarët

Kosova Times Kosova Times June 7, 2024
Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë
Vuçiq para takimit të Ohrit: Do të ruajmë Serbinë e plotë
Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë
Haradinaj: Qeveria sa më parë të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?