By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë
Lajme

LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 4:42 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot konferencë për media pas dorëzimit të padisë në Gjykatën e Apelit për siç u shprehen ata, tentim-grabitje të 17 mijë m2 pronë publike.

“Mbrojtja e pasurisë publike e 17 mijë m2 ku planifikohej të ndërtohej dhe t’i grabitej prona Komunës së Prishtinës, na solli përsëri te Pallati i Drejtësisë”, u tha në konferencë.

Këshilltari Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha se sot po i drejtohen Gjykatës së Apelit duke shpresuar në vendim të drejtë dhe të pa ndikuar.

“Vendimi i Gjykatës Themelore refuzoi kërkesën tonë për masë emergjente ndaj këtij projekti, duke thënë se neve si palë nuk na preken interesat personale, por pasuria publike është më e vlefshme sesa ajo personale. Është e rëndësishme të theksohet se padia që ne e kemi dorëzuar, me fakte dhe prova për keqpërdorime e dallavere ende nuk është trajtuar, por është refuzuar vetëm masa e sigurisë. Ky është një vendim i marrë në presion sepse ka shumë arsye pse kjo masë duhej të vendosej, dhe pikërisht këto arsye sot po i dorëzojmë në Gjykatën e Apelit”, tha Sveçla.

Në fund, Sveçla bëri thirrje kryetarit të Komunës dhe aksionarëve të NPB-së që të zgjohen e ta thyejnë heshtjen gati dy vjeçare për këtë çështje kaq madhore siç është kjo.

Ndërsa, Sekretari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi tha se nuk ka dilema që ka ndikim në këtë proces gjyqësor në sistemin e drejtësisë. Edhe para këtij procesi, në vendimmarrjen e padisë që ka bërë avokatura shtetërore, po ashtu ka pasur ndikim.

“Institucioni publik i ngarkuar në mbrojtjen dhe administrimin e pronës publike, pra pronës tonë të përbashkët, ka dështuar ta mbroj atë. Madje segmentet e saj kanë orkestruar aferën më të madhe të ndodhur ndonjëherë në ndonjë Komunë të Kosovës apo në ndonjë pronë tjetër publike. Ne ende vazhdojmë të besojmë se drejtësia duhet e do të triumfojë, dhe që e drejta qytetare për mbrojtjen e pasurisë së përbashkët të triumfojë mbi interesin e grupeve të ngushta”, tha Azemi.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Operacion i madh ndërkombëtar: Arrestohen 14 kontrabandistë kokaine, sekuestrohen 780 kilogramë

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Horoskopi ditor për 1 dhjetor
Deti zbulon një shishe 109-vjeçare që përmban mesazhe nga luftëtarët e Luftës së Parë Botërore
Biden do të shpallë paketën e re të ndihmës prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën në samitin e G7
Aksident mes trenit e veturës në Klinë, 4 të lënduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?