By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
January 8, 2026
Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve
January 8, 2026
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
January 8, 2026
Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!
January 8, 2026
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre të vrarë nga sulmet ukrainase në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tre të vrarë nga sulmet ukrainase në Rusi
Rajon / Botë

Tre të vrarë nga sulmet ukrainase në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/16 at 3:53 PM
Kosova Times Published March 16, 2024
Share
SHARE

Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi të shtunën, duke i vrarë së paku tre njerëz në qytetin kufitar të Rusisë, Belgorod, thanë zyrtarët rusë.

Një rafineri e naftës në rajonin rus Samara u godit nga sulmet e ushtrisë ukrainase, po ashtu.

Një burrë dhe dy gra u vranë dhe tre njerëz të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në Belgorod, tha guvernatori i këtij rajoni, Vyacheslav Gladkov.

Ai shtoi se pesë njerëz të tjerë u plagosën nga një sulm ukrainas me dron, i cili e goditi një veturë në fshatin Glotovo, rreth dy kilometra larg kufirit ukrainas.

Një rafineri e naftës në pronësi të gjigantit rus të naftës, Rosneft, në rajonin Samara u kaplua nga zjarri, tha guvernatori i këtij rajoni, Dmitry Azarov.

Nuk u raportua për viktima nga sulmi në rafinerinë e këtij rajoni, i cili ndodhet rreth 850 kilometra në juglindje të Moskës.

Ukraina i kreu këto sulme një ditë pasi Rusia e sulmoi qytetin jugor ukrainas, Odesa, me raketa dhe me dronë, duke i vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë.

Dy raketa ruse Iskander-M, të shkrepura nga Krimea e uzurpuar nga Rusia, e goditën një zonë banimi në Odesa, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper.

Disa nga të vdekurit ishin mjekë dhe shpëtimtarë, të cilët u vranë nga një raketë e dytë, pasi kishin shkuar në vendin e ngjarjes për t’i mjekuar të plagosurit nga raketa e parë, tha Kiper.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse që e sulmuan të premten qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi do të marrin “përgjigje të drejtë” nga forcat e Kievit.

Këto sulme vijnë po ashtu teksa rusët po votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren për ta zgjatur sundimin për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi i shtypi të gjithë kundërshtarët dhe zërat kritikë.

Putini e ka akuzuar Kievin se po tenton ta pengojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ruse.

You Might Also Like

Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes

Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve

Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së

Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!

Trump e ftoi presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times March 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump i jep fund statusit të përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë

Kosova Times Kosova Times March 22, 2025
BE:Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën dhe Hercegovinën është e papranueshme…
Qëndrimi i Ramës ndaj Kosovës – pakënaqësi në Tiranë dhe në Prishtinë
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Faton Bislimi kandidat për kryetar të LDK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?