By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovës nuk i duhen hapa prapa!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosovës nuk i duhen hapa prapa!
Opinion

Kosovës nuk i duhen hapa prapa!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/17 at 11:11 AM
Kosova Times Published March 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare paraqet kushtin themeltar të Kosovës për ecje para dhe zhvillim ekonomik, për mirëqenie qytetare dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Pa dyshim se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pronarëve të Manastirit të Deçanit, ishte njëri ndër vendimet e vështira, por të domosdoshme dhe më pragmatike për të ardhmen e Kosovës.

Në hap me partnerët strategjik

Prolongimi i implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare vetëm sa e ndihmon Serbinë në invazionin e saj politik kundër Kosovës, kurse zgjidhja e të gjitha temave të hapura me Serbinë shkon në favorin e Kosovës.

Më mirë që ju dhanë në pronësi Manastirit te Decanit 24 hektarë tokë sesa t’i jepeshin rreth 800 hektarë qe i kishte në të kaluarën e largët.

Sa më parë që të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese aq më mirë për ne, në të kundërtën, mund të na dali jashtë kontrollit të plotë ajo pjesë e e çmuar e vendit tonë.

Zbatimi në plotni i marrëveshjeve ndërkombëtare e forcon sovranitetin e shtetit në tërë territorin e vendit dhe ruan marrëdhëniet e shkëlqyera me partnerët strategjik të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet në hartën gjeopolitike të Evropës.

Për interesin e shtetit të hiqen vijat ndarëse pozitë-opozitë

Andaj, kur është në pyetje interesi ekzistencial i shtetit të Kosovës, nuk guxojmë të ndahemi në baza partiake dhe as ta luajmë “patriotin” dhe “tradhtarin”, por të gjithë duhet të bëhemi bashkë në mbrojtje të shtetit ashtu siç na rekomandojnë ShBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Pra, nuk kemi nevojë t’i quajmë tradhtarë ata që nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare dhe as këta që ju erdhi koha t’i zbatojnë sot ato marrëveshje!

Rrethanat kohore dhe zhvillimet e gjithmbarshme politike na e diktojnë unifikimin e spektrit politik dhe mbarë faktorit shqiptar rreth çështjeve madhore.

Nuk e besojë që ka çështje më madhore për politik-bërjen kosovare sesa ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, për të cilën gjë e kemi mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së si dhe të gjitha shteteve njohëse të pavarësisë së shtetit tonë.

Duhet t’i marrim seriozisht thirrjet e miqve tonë, për hedhjen e hapave para drejt përmbylljes sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, sikurse që duhet t’i marrim seriozisht edhe shqetësimet e miqve tonë për rrezikun e rrëshqitjes dhe kthimit pas të Kosovës në vitin 1999!

Është fat i madh për ne, që në krye të shtetit e kemi presidenten Vjosa Osmani, garantuesen kryesore të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës. Kryeministrit Albin Kurti, i mbetet që pa asnjë hezitim t’i kryejë të gjitha obligimet ndërkombëtare që shkojnë në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit të Kosovës. Kosovës nuk i duhen hapa prapa, por hedhje të hapave para dhe guximshëm drejt integrimeve ndërkombëtare.

You Might Also Like

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Kosova Times March 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Turizëm

Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Tërmet në Shqipëri
Drejtimi i shtetit nga parti të reja!
Spalletti: Do të bëjmë gjithçka për t`u kualifikuar direkt
Demokratët amerikanë kërkojnë përgjigje për të dhënat e fshira të krimeve të luftës ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?