By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit
Rajon / Botë

Netanyahu: Aleatët tanë kanë kujtesë të dobët për sulmin e 7 tetorit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/17 at 3:50 PM
Kosova Times Published March 17, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se aleatët e Izraelit kanë kujtesë të dobët në lidhje me sulmin e 7 tetorit që e kreu Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai u zotua se forcat izraelite do ta vazhdojnë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare.

“Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 tetorin, masakrën më të rëndë kundër hebrenjve prej Holokaustit”, tha Netanyahu.

“A jeni të gatshëm t’ia mohoni kaq shpejt Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur kundër përbindëshave si Hamasi?” shtoi ai.

Netanyahu e përsëriti se Izraeli do të kryejë ofensivë edhe në Rafah.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka rritur kritikat ndaj Netanyahut. Ai tha kohë më parë se Netanyahu “më shumë po e lëndon sesa po e ndihmon Izraelin” me mënyrën se si ai po i qaset luftës kundër Hamasit.

Biden tha se mbështet të drejtën e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Hamasit pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, por tha se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi jetës së të pafajshmëve që po humbet për shkak të veprimeve që po ndërmerren”.

Zyrtarët egjiptianë thanë të shtunën se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, pritet të nisin të dielën, ose të hënën.

Hamasi kërkon armëpushim të përhershëm në Gazë, gjë që është kundërshtuar nga Qeveria e Netanyahut, e cila ngul këmbë se, së pari duhet ta përmbushë synimin për ta “çrrënjosur Hamasin”.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times March 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Qeveria shpërbënë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
VIDEO: Policia amerikane publikon videon: Gruaja bërtet “Ndihmë”, burri e rrëmben atë
Osmani shtyn zgjedhjet në veri për në prill
Vetëm Albin Kurtit dhe VV-së i duhen zgjedhjet e parakohshme, askujt tjetër!
Gërvalla: E treta ishte me fat, Festivali foli me gjuhën e muzikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?