By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut rinis testimet raketore duke rritur tensionet me rivalët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut rinis testimet raketore duke rritur tensionet me rivalët
Rajon / Botë

Koreja e Veriut rinis testimet raketore duke rritur tensionet me rivalët

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 10:14 AM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje.

Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim.

Testimet e raketave – të parat të verikoranëve në muajin e fundit – janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë.

Ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se Koreja e Veriut i ka lëshuar tri raketa të hënën.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i ka thënë parlamentit se raketat verikoreane kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, jashtë zonës ekonomike japoneze, dhe se nuk raportohet për dëme.

Kishida i ka dënuar veprimet e shpeshta të tilla të Koresë së Veriut, duke thënë se testimet raketore “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare”.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur lansimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si “provokime të qarta” që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dënuar, po ashtu, lansimet e raketave, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është “i hekurt”.

ShBA-ja i ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Përgjatë stërvitjeve ushtarake mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut, lideri verikorean, Kim Jong Un ka udhëzuar ushtrinë e tij për të rritur përgatitjet për luftë.

Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut shpreson që posedimi i një arsenali më të madh të armëve do t’ia shtojë mundësitë për të rritur pazarin në negociatat potenciale që mund të ketë me ShBA-në në të ardhmen.

Ata besojnë se verikoreanët dëshirojnë t’iu hiqen sanksionet ndërkombëtare, por edhe të vazhdojnë të posedojnë armë bërthamore.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pas Dritës shkëlqen edhe Ballkani

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Rama në turne ballkanik, Kurti i kërkon mbledhjen e dy qeverive
Mijëra në Bratislavë kundër Ficos dhe nënshtrim ndaj Moskës
Westerlund: Suedia po punon ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit
Koraq: Vuçiq rehabiliton politikën e Millosheviqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?